Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

“Vendimi i Hagës nuk e ndryshon historinë dhe të vërtetën”, protestuesi: Thikë pas shpine! Rama në anën e tradhtarëve


Këtë të mërkurë në shesh para kryeministrisë u zhvillua protesta e 109-të, ku kërkohet largimi i kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij.

Këtë të mërkurë në shesh para kryeministrisë u zhvillua protesta e 109-të, ku kërkohet largimi i kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij. Tema kryesore në protestë ishte vendimi i Hagës për të dënuar liderët e UÇK. Një protestues u shpreh se vendimi i marrë nuk e ndryshon aspak historinë dhe të vërtetën. “Mirëmbrëma të gjithëve, shikojeni këtë flamur, ky është flamur i një lufte për liri. Flamur i cili u la me mijëra të vrarë, për atë flamur mbi 20 mijë shqiptarë u vranë.

Mijëra gra u dhunuan, sot është ditë zie për të gjithë ata që kanë përjetuar luftën. Sot kombi shqiptar u pre në besë nga Europa.

Kjo na kujton 1913, kur Kosova iu dha Serbisë. Plagët u hapën përsëri, ky vendim është thikë pas shpine. Ky vendim vret për së dyti ata që dhanë jetën për vendin tonë. UÇK bëri luftë të drejtë. Kosova është e lirë, pasi ka burra. Ky vendim nuk e ndryshon të vërtetën. Historia e Kosovës nuk është shkruajtur në Hagën, por me gjak në tokën e Kosovës.

Ku po shkojmë kur Rama provon marrëdhënien me Serbinë. Nuk ke të drejtë të thuash “marre” pasi je në anën e tradhtarëve”. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb