Kandidati i Partisë Përparimtare Serbe (SNS) për kryeministër dhe ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pranoi humbjen e listës së tij në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
“Në bazë të mostrës, është e qartë se i kemi humbur këto zgjedhje. Ka fituar Lista Studentore, e cila do të ketë mes 135 dhe 140 mandate, ndërsa ne rreth 105 mandate”, tha Vuçiç
“Ne kemi rreth 1.720.000 vota, ndërsa ata rreth 2.200.000”, shtoi ai.
Partia Përparimtare Serbe ishte në pushtet që nga viti 2012./rel Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

