Festa në rrugët e Serbisë Qytetarët dolën në rrugët e Beogradit, Kragujevacit dhe qyteteve të tjera, duke kënduar, duke u rënë borive të makinave dhe duke festuar fitoren e Listës Studentore. Serbia po përjeton një ndryshim të madh politik. Aleksandar Vuçiç ka pranuar publikisht humbjen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa Lista Studentore, e krijuar nga lëvizja që prej gati dy vitesh organizon protesta kundër pushtetit të tij, ka siguruar fitoren sipas projeksioneve të para.
Në orën 21:35, Vuçiç doli përpara gazetarëve në selinë zgjedhore të Partisë Progresive Serbe dhe pranoi se rezultati nuk ishte në favor të tij.
“Është e qartë se ne i kemi humbur këto zgjedhje. Ka fituar Lista Studentore”, deklaroi ai, duke iu referuar të dhënave paraprake të votimit.
Sipas shifrave që paraqiti vetë Vuçiç, Lista Studentore pritet të marrë nga 135 deri në 140 mandate në Parlamentin me 250 vende, ndërsa formacioni i tij politik rreth 105 mandate. Këto janë projeksione dhe jo rezultate përfundimtare të certifikuara nga autoritetet zgjedhore.
Deklarata e Vuçiçit u pasua menjëherë nga festimet në rrugët e Serbisë. Grupa građana okupila se na raskrsnici kod Londona. Dizu tri prsta u znak podrske Studentskoj listi, a vozila u prolazu im trube. U pitanju je raskrsnica u blizini RIK-a, a Ulica kralja Milana koja je od jutros zatvorena. Čitajte
— Insajder TV (@Insajder_net) October 25, 2026 Gazeta serbe Danas raportoi se qytetarët dolën në rrugët e Beogradit, Kragujevacit dhe qyteteve të tjera, duke kënduar, duke u rënë borive të makinave dhe duke festuar fitoren e Listës Studentore.
Në kryeqytet, grupe qytetarësh u mblodhën në rrugën Kralja Milana dhe pranë qendrave të votimit. Edhe në Kragujevac, mbështetësit e studentëve dolën në rrugë, ndërsa drejtuesit e automjeteve iu përgjigjën festimeve me bori. Vučić je priznao poraz.
— Mašina (@MasinaRS) October 25, 2026 Festa nisi vetëm pak minuta pasi Vuçiç pranoi humbjen, duke shënuar një kthesë për një vend ku Partia Progresive Serbe ka dominuar pushtetin që prej vitit 2012. Studenti su POBEDILI! ????????❤️????3️⃣ SRBIJA JE OSLOBOĐENA! ❤️????
— Mateja Nikolić (@MATEJANIKOLlC) October 25, 2026 Rezultati i zgjedhjeve lidhet drejtpërdrejt me lëvizjen studentore që nisi pas tragjedisë së 1 nëntorit 2024 në Novi Sad, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor shkaktoi vdekjen e 16 personave.
Studentët kërkuan përgjegjësi institucionale dhe transparencë për projektin e rindërtimit të stacionit. Protestat u zgjeruan më pas në Beograd dhe qytete të tjera, duke përfshirë universitete, profesorë dhe grupe të ndryshme shoqërore.
Vuçiç dhe përfaqësuesit e pushtetit i kundërshtuan akuzat për korrupsion dhe përgjegjësi politike, ndërsa studentët vazhduan protestat dhe organizuan një alternativë zgjedhore.
Lista Studentore nuk funksionon si partitë tradicionale. Ajo përfshin profesorë, mjekë, specialistë, artistë dhe përfaqësues të profesioneve të ndryshme, të cilët lëvizja studentore i përzgjodhi për të konkurruar në zgjedhje.
Pjesëmarrja e lartë në votime ishte një tjetër element i rëndësishëm i kësaj dite. Sipas të dhënave paraprake të Ipsos dhe CeSID, deri në orën 19:00 kishin votuar rreth 67.6 për qind e zgjedhësve. Studentët raportuan një pjesëmarrje prej 69.1 për qind deri në mbylljen e qendrave të votimit, pa përfshirë diasporën.
Por dita zgjedhore u shoqërua edhe me incidente dhe denoncime për parregullsi.
Organizata vëzhguese CRTA raportoi raste të fotografimit të fletëve të votimit, probleme me procedurat e identifikimit dhe shkelje të tjera në qendrat e votimit. Sipas raportimit të Danas, vëzhguesit evidentuan fotografim të fletëve në 48 për qind të qendrave të monitoruara dhe probleme me përdorimin e llambave ultravjollcë në 30 për qind të tyre.
Në lagjen Altina të Beogradit, televizioni N1 raportoi denoncime nga qytetarët për persona të paidentifikuar që lëviznin me automjete dhe përdornin sprej irritues pranë një qendre votimi.
Studentët u bënë thirrje mbështetësve të shmangnin zonat ku kishte përqendrim të madh policësh dhe personash pa uniformë.
Megjithatë, pas mbylljes së votimit dhe pranimit të humbjes nga Vuçiç, vëmendja u zhvendos te festimet dhe rezultati i Listës Studentore.
Projeksionet e publikuara nga Ipsos dhe CeSID i japin kësaj liste një shumicë parlamentare, duke i hapur rrugën formimit të një qeverie të re pa Partinë Progresive Serbe.
Për Vuçiçin, i cili ka qenë figura qendrore e pushtetit serb për 14 vite, rezultati shënon humbjen e kontrollit parlamentar nga forca politike që ai drejtoi për pjesën më të madhe të kësaj periudhe.
Ndërsa qytetarët vazhdojnë festimet në rrugë, Serbia pret numërimin përfundimtar dhe shpalljen zyrtare të mandateve. Pranimi i humbjes nga Vuçiç dhe shumica që projeksionet i japin Listës Studentore kanë hapur tashmë procesin e ndryshimit të pushtetit në Beograd.festa në rrugët e serbisë humbja e vucic 1 Komente V Vk 25 Tetor 2026, 22:04 Terheqte kemben per palloshin tone! Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Aleksandar Vuçiç pranon humbjen e zgjedhjeve: Lista Studentore ka siguruar shumicën 25 Tetor 2026, 21:4021:40Rajoni dhe Bota Një vit larg Venezuelës, rikthehet María Corina Machado; cili do të jetë hapi i radhës? 25 Tetor 2026, 21:3721:37Rajoni dhe Bota Zgjedhjet në Serbi, pjesëmarrja përfundimtare arrin në 69.1 për qind; nis numërimi i votave! 25 Tetor 2026, 21:3221:32Rajoni dhe Bota Këneta e Trump dhe shpëtimi i mundshëm i Amerikës 25 Tetor 2026, 21:1321:13Rajoni dhe Bota Në krye të Listës së Studentëve, kush është kardiologu që sfidon Vuçiçin në Serbi 25 Tetor 2026, 21:1421:14Rajoni dhe Bota Studentët në Serbi mobilizohen për mbrojtjen e votës, shqetësime për manipulime dhe tensione paszgjedhore 25 Tetor 2026, 20:5620:56Rajoni dhe Bota

