Lajme Zone
Reali fiton “El Clasico”-n, dopieta e Mbappe thyen Barcelonën
SportCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Reali fiton “El Clasico”-n, dopieta e Mbappe thyen Barcelonën

Real Madrid fitoi “El Clasico”-n e parë të sezonit. Madrilenët triumfuan 2-1 në transfertë ndaj Barcelonës, në duelin e javës së 10-të në La Liga. Heroi i “Los Blancos” ishte Kylian Mbappe, i cili shënoi dopietë golash. Sulmuesi francez zhbllokoi takimin në minutën e 41-të, pas një gabimi në mbrojtjen e katalanasve. Blaugranat tentuan të reagojnë dhe iu afruan barazimit, por rezultati nuk ndryshoi

Real Madrid fitoi “El Clasico”-n e parë të sezonit. Madrilenët triumfuan 2-1 në transfertë ndaj Barcelonës, në duelin e javës së 10-të në La Liga.

Heroi i “Los Blancos” ishte Kylian Mbappe, i cili shënoi dopietë golash. Sulmuesi francez zhbllokoi takimin në minutën e 41-të, pas një gabimi në mbrojtjen e katalanasve.

Blaugranat tentuan të reagojnë dhe iu afruan barazimit, por rezultati nuk ndryshoi në pjesën e parë.

Në fraksionin e dytë, Barcelona barazoi me Raphinhan në minutën e 61-të. Pas këtij goli, skuadra e Flick u hodh në sulm në kërkim të përmbysjes, megjithatë, e pësuan pak sekonda para fundit të kohës së rregullt.

Në minutën e 88-të, Mbappe shënoi të dytin për Realin, pas një aksioni të rrjedhshëm nga krahu i djathtë.

Me këtë fitore, Reali ngjitet në kuotën e 24 pikëve në vendin e tretë, por i shkakton humbjen e parë sezonale katalanasve në kampionat.

Në krahun tjetër, Barcelona mbetet në vendin e parë me 27 pikë të grumbulluara. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.