Lajme Zone
Disfata e parë në La Liga dhemb shumë për Barcelonën, Reali fiton ‘El Clasico-n’ me ‘dopietën’ e Mbappe-s! Në rrezik kreu (VIDEO)
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Disfata e parë në La Liga dhemb shumë për Barcelonën, Reali fiton ‘El Clasico-n’ me ‘dopietën’ e Mbappe-s! Në rrezik kreu (VIDEO)

Për Barcelonën kjo ishte humbja e parë në kampionat për këtë sezon, ndërsa tani Reali është vetëm 3 pikë larg katalanasve kryesues në La Liga.

Real Madrid ka fituar një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, duke mposhtur Barcelonën me rezultatin 1-2 në “El Clasico”, në kuadër të javës së 10-të të La Liga-s. Skuadra madrilene siguroi një fitore të rëndësishme në transfertë, duke i dhënë një goditje rivalëve të përjetshëm në garën për titullin kampion. Protagonisti kryesor për Real Madrid ishte Kylian Mbappé, i cili zhbllokoi rezultatin në minutën e 41-të, duke kaluar madrilenët në avantazh. Barcelona reagoi në pjesën e dytë dhe arriti të barazojë shifrat në minutën e 61-të me Raphinha-n, pas një aksioni të bukur të organizuar nga Pedri. LEXO edhe...Champions/ Paris SG mposht Barcelonën pas spektaklit me 6 gola, Pilo i shënon M.City-t! 3 pikët e para për Romën e Napolin (VIDEO) Kur gjithçka dukej se mund të përfnte në barazim, Real Madrid goditi sërish në minutën e 87-të. Pas një kundërsulmi të shpejtë të nisur nga Jude Bellingham dhe të vazhduar nga Eduardo Camavinga, Mbappé dërgoi topin në rrjetë, duke vulosur fitoren 1-2 për skuadrën e drejtuar nga José Mourinho. Kjo fitore përfaqëson një rezultat me peshë për Real Madrid në luftën për kreun e La Liga-s, ndërsa Barcelona humbet mundësinë për të ruajtur ecurinë e saj perfekte në kampionat. “Los Blancos” largohen nga “El Clasico” me tri pikë të arta, ndërsa rivaliteti mes dy gjigantëve të futbollit spanjoll bëhet edhe më i fortë në vazhdim të sezonit. Share Ne.k./ReportTv.al real madrid barcelona el clasico Kylian Mbappe Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.4% Disi 2.8% Vota total: 15208 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?