Një 63-vjeçar, i cili vuan nga demenca e avancuar, ka humbur në Tiranë, ndërsa familjarët kanë bërë thirrje për ndihmë për gjetjen e tij. Bëhet fjalë për Lorenc Hoxhajn, i cili është parë për herë të fundit në zonën e Maternitetit të Ri.
Sipas familjes, 63-vjeçari është larguar nga zona më shumë se dy orë më parë dhe nuk është kthyer. Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, familjarët janë veçanërisht të shqetësuar dhe kërkojnë ndihmën e qytetarëve për ta gjetur sa më shpejt.
Në momentin e humbjes, ai ka qenë i veshur me pantallona të shkurtra ngjyrë bojëqielli dhe bluzë Adidas. Familjarët sqarojnë gjithashtu se është i zbathur.
Rasti është denoncuar në Komisariatin Nr. 4 të Policisë, ndërsa familja ka vënë në dispozicion edhe një numër telefoni për këdo që mund ta ketë parë ose ka informacion mbi vendndodhjen e tij: +355 69 559 5145.
Kushdo që e ka parë Lorenc Hoxhajn, veçanërisht në zonën e Maternitetit të Ri apo në rrugët përreth, lutet të kontaktojë menjëherë familjarët në numrin e mësipërm ose të njoftojë Policinë.

