Lajme Zone
Tenderi 3.6 mln euro i KESH: Dy ortakë garojnë ndaj njëri-tjetrit
EkonomiJOQ Albania

Tenderi 3.6 mln euro i KESH: Dy ortakë garojnë ndaj njëri-tjetrit

Një procedurë prokurimi me vlerë 330 milionë lekë (rreth 3.6 milionë euro) e zhvilluar nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) po shoqërohet me dyshime të fortesa për mungesë garance reale, pasi në garë kanë marrë pjesë vetëm dy kompani me lidhje të ngushta biznesi mes pronarëve.

Procedura e shpallur më 17 korrik parashikonte blerjen e një transformatori fuqie për hidrocentralin e Komanit. Në tenderin e zhvilluar 10 ditë më parë u paraqitën vetëm dy oferta: bashkimi i kompanive "Shansi Invest" dhe "Epes Group" me ofertën 322 milionë lekë, si dhe kompania "LA-OR" me ofertën 325 milionë lekë.

KESH i administruar nga Viola Haxhiademi, shpalli fitues bashkimin "Shansi Invest" dhe "Epes Group", ku kompania "Shansi Invest" mban pjesën dërrmuese të kontratës me 89%.

Edhe pse në pamje të parë duket si një garë normale, të dhënat tregojnë një lidhje të drejtpërdrejtë mes konkurrentëve. Pronarët e dy kompanive rivale në letër, Shpëtim Cinga i "Shansi Invest" dhe Laert Duro i "LA-OR", kanë qenë ortakë me njëri-tjetrin në shoqërinë "Golden Power". Për më tepër, dy kompanitë kanë një histori të gjatë bashkëpunimi, ku kanë përfituar mbi 10 milionë euro kontrata publike si bashkim operatorësh (Joint-Venture), përfshirë edhe ndërtimin e Linjës së Burrelit.

Pjesëmarrja e kompanive të lidhura në të njëjtën garë ngre dyshim për marrëveshje kartel për fiksimin e çmimeve. Kjo skemë shpjegon edhe faktin pse në tenderat e KESH-it ku "Shansi Invest" dhe "LA-OR" garojnë të vetme përballë njëra-tjetrës, ofertat fituese shpallen me vlerë pothuajse identike me fondin limit.