Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se Task Forca e Terrenit kontrolloi 12 tatimpagues që operojnë në Durrës, duke konstatuar 40 shkelje të legjislacionit tatimor. Përmes një njoftimi, Tatimet bëjnë të ditur se nga verifikimi i të dhënave në vetëm një prej pajisjeve kompjuterike të sekuestruara u evidentuan rreth 540 mijë euro të ardhura të padeklaruara, për periudhën qershor–gusht 2026. LEXO edhe...I akuzuar për kanosje në Norvegji dhe trafik droge në Shqipëri, arrestohet 28-vjeçari në Durrës (EMRI+VIDEO) Ndër shkeljet e konstatuara ishin mos-lëshimi i faturës tatimore, mallra të padeklaruar, mallra pa faturë tatimore, mos-lëshili i autofaturës, mos-afishimi i listës së çmimeve, etj. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve: Në kuadër të Planit Sektorial të Turizmit 2026, Task Forca e Terrenit kontrolloi 12 tatimpagues, duke konstatuar 40 shkelje të legjislacionit tatimor. Nga verifikimi i të dhënave në vetëm një prej pajisjeve kompjuterike të sekuestruara u evidentuan rreth 540 mijë euro të ardhura të padeklaruara, për periudhën qershor–gusht 2026. Në vijim të kontrolleve, 3 subjekte kaluan në regjimin e TVSH-së. Administrata Tatimore vijon kontrollet në terren për parandalimin e evazionit dhe formalizimin e aktivitetit ekonomik. Administrata Tatimore u bën thirrje të gjithë tatimpaguesve, të deklarojnë saktë të ardhurat për të shmangur pasojat administrative dhe penale. R.Xh/E.H/ReportTv.al sekuestro bizneset Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve Durres Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52% Keq 35.1% Nuk e di 12.9% Vota total: 4840 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?
