Lajme Zone
Vriten me armë zjarri babë e bir në Dukagjin të Shkodrës
Të tjeraTelegrafi
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Vriten me armë zjarri babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pasditen e kësaj të diele, pas disa të shtënave me armë zjarri në fshatin Kir, në Dukagjin.

Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pasditen e kësaj të diele, pas disa të shtënave me armë zjarri në fshatin Kir, në Dukagjin.Viktimat janë identifikuar si Lekë Gjoni dhe Prelë Gjoni, babë e bir, ndërsa i plagosur ka mbetur Aleks Preka. Forcat e Policisë janë nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërsa rrethanat dhe shkaqet e incidentit mbeten ende të paqarta.Policia pritet të japë më shumë detaje në vijim.Njoftimi i policisë“Rreth orës 17:20, në fshatin Mgull, Njësia Administrative Pult, Dukagjin, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri shtetasit L. Gj. dhe P. Gj., babë e bir, si dhe është plagosur rëndë shtetasi A. P.Forca të shumta të Policisë Vendore dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, janë nisur drejt vendngjarjes.Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili po shkon në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve”, thuhet në njoftim.