Lajme Zone
Vrau studenten shqiptare Ilaria Sula në Itali, burgim i përjetshëm për ish-të dashurin Mark Samson/ Prindërit e 22-vjeçares: Drejtësia u vendos në vend
BotëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Vrau studenten shqiptare Ilaria Sula në Itali, burgim i përjetshëm për ish-të dashurin Mark Samson/ Prindërit e 22-vjeçares: Drejtësia u vendos në vend

Mark Samson, ish-i dashuri i Ilaria Sulës, është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 22-vjeçares shqiptare në Itali.

Mark Samson, ish-i dashuri i Ilaria Sulës, është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 22-vjeçares shqiptare në Itali. Vendimi u shpall nga Gjykata e Krimeve, pas rreth tri orësh diskutimesh në dhomën e këshillimit, në sallën e sigurisë së lartë të burgut Rebibbia. 24-vjeçari u shpall fajtor për vrasje me dashje, të rënduar nga paramendimi, motivet e dobëta dhe marrëdhënia sentimentale me viktimën. Ai akuzohet gjithashtu për fshehjen e kufomës. Samson, i përfaqësuar nga avokatët Paolo Foti dhe Alessandro Pillito, nuk ishte i pranishëm në momentin e leximit të vendimit. Pas shpalljes së dënimit, prindërit e Ilaria Sulës, Flamur dhe Gëzime Sula, shprehën dhimbjen për humbjen e vajzës së tyre, duke theksuar se vendimi i gjykatës nuk mund ta zhbëjë tragjedinë. “Drejtësia u vu në vend, por asnjë vendim gjykate nuk do të na e kthejë vajzën tonë”, deklaruan ata për mediat.

Familja Sula u përfaqësua në proces nga avokati Giuseppe Sforza.

Dënimi me burgim të përjetshëm shënon një moment të rëndësishëm në procesin gjyqësor për vrasjen e 22-vjeçares shqiptare, një ngjarje që tronditi opinionin publik në Itali dhe Shqipëri. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb