Lajme Zone
“Rritja e taksave rëndon barrën tatimore”/ Shoqatat e biznesit kundërshtojnë ashpër paketën e re fiskale: Jo pa konsultim me sipërmarrjen
EkonomiBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

“Rritja e taksave rëndon barrën tatimore”/ Shoqatat e biznesit kundërshtojnë ashpër paketën e re fiskale: Jo pa konsultim me sipërmarrjen

Pas publikimeve të paketës fiskale, që parashikon rritje të barrës fiskale për sipërmarrjes, shoqatat e biznesit po e kundërshtojnë ashpër atë.

Pas publikimeve të paketës fiskale, që parashikon rritje të barrës fiskale për sipërmarrjes, shoqatat e biznesit po e kundërshtojnë ashpër atë. Shoqata “Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë” ka shprehur shqetësimin për ndryshimet e pritshme në paketën fiskale për vitin 2027 dhe kundërshton fuqimisht çdo ndryshim që hartohet pa konsultim real dhe transparent me komunitetin e biznesit. Sipas informacionit paraprak, parashikohen: Rritja e tatimit mbi fitimin nga 15% në 17% dhe mbi dividendin nga 8% në 15%.

Rritja e TVSH-së së përgjithshme nga 20% në 21% dhe e normës së reduktuar për turizmin nga 6% në 10%.

Ulja e pragut të regjistrimit të detyrueshëm në TVSH nga 10 në 5 milionë lekë qarkullim vjetor, nga 1 janari 2027. Vlerësimet paraprake flasin për rreth 85 milionë euro barrë shtesë në vit nga tatimi mbi fitimin dhe dividendin, si dhe për përfshirjen e rreth 17 516 tatimpaguesve të rinj në skemën e TVSH-së. Nëse konfirmohen, ndryshimet do të pakësonin fitimin pas tatimit dhe fondet për investime e modernizim të prodhimit. Rritja e TVSH-së mund të ushtrojë presion mbi çmimet ose marzhet e fitimit, duke rrezikuar kërkesën dhe konkurrueshmërinë, veçanërisht në turizëm. Për bizneset e vogla që përfshihen në TVSH, shtohen detyrimet e deklarimit dhe administrimit, si dhe mund të rritet nevoja për likuiditet.

Pa masa efektive kundër informalitetit, barra shtesë mbi aktivitetin e deklaruar rrezikon të thellojë konkurrencën e pandershme.

Shoqata kërkon publikimin e propozimeve dhe analizave të ndikimit, konsultim të strukturuar me biznesin përpara miratimit dhe kohë të mjaftueshme për përshtatje.

Zëri i sipërmarrjes duhet të dëgjohet përpara çdo vendimmarrjeje me karakter ekonomik, thuhet në njoftim, thuhet në njoftim.

Më herët edhe “Shoqata pro Eksport” deklaroi se “Rritja e propozuar e tatimfitimit nga 15% në 17% dhe pothuajse dyfishimi i tatimit mbi dividendin, nga 8% në 15%, përbëjnë një barrë shtesë për sipërmarrjet./monitor/ © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Bashkimi i Prodhuesve Shqiptare