Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Braho ta ndjekë çështjen deri në fund”/ Poli Hoxha: Ekspertiza e Tunelit të Llogarasë është e frikshme, rrezikimi i jetëve mund të përbëjë vepër penale


Analisti Poli Hoxha, i ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, ka komentuar çështjen e imunitetit të Belinda Ballukut, duke ngritur shqetësime edhe për ekspertizën e fundit të Tunelit të Llogarasë.

Analisti Poli Hoxha, i ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, ka komentuar çështjen e imunitetit të Belinda Ballukut, duke ngritur shqetësime edhe për ekspertizën e fundit të Tunelit të Llogarasë. Hoxha e cilësoi ekspertizën si shqetësuese, duke iu referuar pretendimeve për mungesën e hekurit në strukturën e tunelit dhe rreziqeve të mundshme që mund të sjellë kjo situatë për sigurinë e qytetarëve. Ai theksoi se veprat publike që mund të rrezikojnë jetën e njerëzve duhet të hetohen deri në fund, ndërsa i bëri thirrje zotit Braho të tregojë vendosmëri në ndjekjen e çështjes. “Tek ekspertiza e fundit e Tunelit të Llogarasë, 70 milionë euro, është e frikshme dhe doli e vërtetë kur u tha se nuk ka fije hekuri atje. Dhe këtu futet tek tentativa për vrasje. Në çdo vend, në legjislacionin botëror, nëse bën një vepër publike që rrezikon aksidente, quhet vrasje. Pse nuk dalin për një çështje që e kanë marrë vetë përsipër, të tregohen burra? Zoti Braho, tregohu burrë dhe zyrtar, siç thonë, dhe ndiqe burokracinë deri në fund”, u shpreh Hoxha. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Poli Hoxha