Lajme Zone
Vrau nënën me sqepar e plagosi babanë, VIDEO kur autori kapet duke u arratisur me makinë! Banorët e Lushnjës: Ishte me probleme mendore
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Vrau nënën me sqepar e plagosi babanë, VIDEO kur autori kapet duke u arratisur me makinë! Banorët e Lushnjës: Ishte me probleme mendore

Florion Dalladaku, 45-vjeçar u arrestua nga policia, pasi vrau me sqepar nënën e tij 80-vjeçare Fanije, dhe plagosi rënë babanë e tij 77 vjeç, ngjarje e ndodhur rreth orës 21:20 në fshatin Zhymë të Lushnjës. Djali vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe fqinjët tregojnë disa episode në fshat, që sipas tyre, ishin sinjalet e para, e gjendja e tij mund të rëndohej, por jo deri aty sa të qëllonte prindërit.

Në fshatin Zhymë të Lushnjës, ka pllakosur heshtja. Banorët ndihen të frikësuar dhe të tronditur nga ngjarja makabre në familjen Dalladaku. Florian Dalladakun 45-vjeçarin i cili rreth orës 21:20 vrau me sqepar në banesë nënën e tij dhe plagosi rëndë babanë, tregojnë se e kanë njohur. Ai dilte shpesh në fshat, kryesisht në dyqan për të pirë cigare, apo edhe për të pirë kafe. “Djalin e njohim, e shikonim kur shkonte në dyqan dhe blente ndonjë paketë. I shikonte njerëzit me inat, por nuk lunate. Në shtëpi nuk e dimë si sillej”, u shpreh një banor Edhe para se të vriste nënë 80-vjeçare Fanije Dalladakun e të plagoste rëndë në kokë babanë, Hasan Dalladaku, 77 vjeç, djali kishte qenë në lokalin e fshatit. LEXO EDHE:‘Territorialja’/ Banorët e Divjakës për të 25-ën mbrëmje në protestë, kundërshtojnë shkrirjen me Bashkinë e Lushnjës (VIDEO) "Vëllai tha fjeti gjumë u zgjua, piu ujë, e doli mbasdite për kafe", tha një tjetër. Sinjalet se mund të bënte ndonjë tragjedi, sipas banorëve, 45-vjeçari, i kishte shfaqur prej kohësh. "Unë kam qenë në Greqi atëherë, ai plagosi një person, por sikur pastaj u stabilizua, shkoi dhe në Itali me vëllezërit, kështu qe avazi i tij, stabilitet nuk pati", tha një tjetër banor. "Shkoi mori çiften qëlloi nëpër porta por nuk bëri zarar", u shpreh një tjetër. "Sivjet bëri këtë kolpon e madhe, ka pasur probleme dhe më parë me familjen", tha banori. "Ka bërë disa gjëra kështu, por jo kaq probleme të mëdha", tregoi tjetri. Pas krimit, djali u arratis, por policia e arrestoi teksa tentonte të largohej drejt Fierit me makinën e të vëllait. Para efektivëve të komisariatit të Fierit, i arrestuari nuk ka thënë ende asnjë fjalë. Sipas banorëve, 45-vjecari vuante nga probleme të shëndetit mendor. Prindërit kujdeseshin për të, por arsyen pse gjendja e tij mund të jetë përkeqësuar, e shohin tek kurimi. "Djali thonë që ka qenë me probleme mendore. Kishte probleme, kurohej, e pyeste i ati, i more ilaçet i mora, i erdhi ora, duhej çuar atje ku duhej çuar, u rëndua,...por si duket nga nuk kurohej vazhdimisht", thonë banorët. 77-vjeçari, Hasan Dalladaku ndodhet në reanimacionin e Spitalit të Traumës me plagë të rënda në kokë. ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Share Xh.K/K.T./Shqiptarja.com TAG: Hasan Dalladaku vrasje Florion Dalladaku Fanije Dalladaku Fier lushnje Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

24 Gusht, 21:21

Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 55.2% Keq 32.4% Nuk e di 12.4% Vota total: 1011 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?