Është vendosur këtë të hënë masa “Arrest në burg” në mungesë për Hysni Patushin, 68-vjeçarin që dyshohet se vrau gruan e tij, Lumturie Patushin, paraditen e së shtunës. Sipas raportimeve, 68-vjeçari aktualisht është i shtruar në QSUT, pasi ka probleme me zemrën. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 10:20 në rrugën “Panorama” në Tiranë, pas një konflikti në banesë. Sipas policisë, 68-vjeçari dyshohet se e ka goditur bashkëshorten me mjet prerës, duke i shkaktuar vdekjen. Pas largimit nga vendngjarja, Patushi u shpall në kërkim dhe më pas u kap në Kamëz. Ndërkohë, në momentin e ngjarjes dyshohet se në banesë ka qenë edhe nipi 14-vjeçar i çiftit. Vrau gruan me thikë në Tiranë, kapet autori pas disa orë kërkimesh në Kamëz

