Personi në foto është autori i ngjarjes së rëndë të regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte në Roskovec ku ka mbetur viktimë ish-vjehrri i tij 58-vjeçar. Refit Buzi mori aktin e rëndë duke vrarë ish-vjehrrin e tij dhe plagosi ish-vjehrrën. Viktimë mbeti 58-vjeçari, Kosta Plaka ndërsa u plagosur bashkëshortja e tij 55-vjeçare Belere Plaka. Ende nuk dihet motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë të ndodhur në Vidhisht. Policia ka dalë me një njoftim paraprak lidhur me ngjarjen teksa theksoi se autori pas krimit ka marrë me vete edhe ish-bashkëshorten e tij teksa është i armatosur. Autoritetet kanë ngritur pika kontrolli dhe janë vënë në ndjekje për kapjen e të riut teksa po punon për zbardhjen e kësaj ngjarjeje tragjike. Vrasja në Roskovec, identifikohet viktima dhe autori. 35-vjeçari pas ngjarjes mori me vete edhe ish-bashkëshorten

