Lajme Zone
Ujërat e zeza derdhen në shëtitoren “Taulantia”, era e rëndë e padurueshme për qytetarët
Të tjeraJOQ Albania

Ujërat e zeza derdhen në shëtitoren “Taulantia”, era e rëndë e padurueshme për qytetarët

Një problem shqetësues është raportuar nga qytetarët në shëtitoren “Taulantia” në Durrës, ku ujërat e zeza derdhen në zonën e pedonales.

Një problem shqetësues është raportuar nga qytetarët në shëtitoren “Taulantia” në Durrës, ku ujërat e zeza derdhen në zonën e pedonales.

Sipas denoncimit të mbërritur nga qytetarët, era e rëndë mbulon të gjithë shëtitoren, duke krijuar shqetësim për kalimtarët dhe banorët e zonës.

Qytetarët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për të verifikuar situatën dhe për të marrë masa për zgjidhjen e problemit, pasi zona është një nga hapësirat më të frekuentuara të qytetit.

Mbetet për t’u parë nëse institucionet përgjegjëse do të reagojnë për riparimin e defektit dhe rikthimin e kushteve normale në një nga zonat më të vizituara të qytetit bregdetar.