Lajme Zone
Po shtegtonin drejt kullotave malore, rrufeja godet 10 krerë bagëtish në Dardhas të Pogradecit
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Po shtegtonin drejt kullotave malore, rrufeja godet 10 krerë bagëtish në Dardhas të Pogradecit

Tufa, e përbërë nga rreth 190 krerë dele dhe dhi, është në pronësi të shtetases Tatjana Biçoku dhe ishte në shtegtim nga zona e Pirgut drejt kullotave malore, kur u godit nga rrufeja.

Një tufë bagëtish është goditur nga rrufeja këtë të premte në fshatin Derdush, njësia administrative Dardhas, në bashkinë Pogradec. Sipas të dhënave paraprake, kanë ngordhur rreth 10 krerë bagëti të imta, ndërsa 17 të tjera janë plagosur. Tufa, e përbërë nga rreth 190 krerë dele dhe dhi, është në pronësi të Tatjana Biçokut dhe ishte në shtegtim nga zona e Pirgut drejt kullotave malore, kur u godit nga rrufeja. LEXO edhe...Dogana greke në grevë, të hënën bllokohet për 5 orë pika kufitare e Kapshticës Në vendngjarje janë nisur shërbimet veterinare për të vlerësuar gjendjen e bagëtive të mbijetuara dhe për të marrë masat e nevojshme. Për shkak të mungesës së sinjalit(valëve) në zonën malore, komunikimi me barinjtë dhe pronarët e tufës ka qenë i vështirë. Pritet një bilanc përfundimtar pas verifikimeve në terren. P.J/ReportTv.al Korce pogradec dardhas bagëti Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 69% Jo 26.3% Nuk e di 4.6% Vota total: 410 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?