Një ditë pas vrasjes së vëllezërve Selam dhe Nazmi Islamaj si dhe plagosjes së vëllait tjetër Shefqet, Report Tv zbardh dëshminë e autorit të dyshuar Ngushëllim Manzi. I pyetur nga oficerët e policisë gjyqësore, 40-vjeçari Manzi mësohet të ketë rrëfyer se fillimisht kanë debatuar për kalimin e betonieres para shtëpisë së tij, pasi vëllezërit po ndërtonin një mur. "Vëllezërit kanë qenë duke kryer punime dhe betoniera vinte para shtëpisë tonë. Ne i kërkuam ta kalonin te një rruge alternative se duhet të bënte shumë manovra. Ata nuk pranuan dhe na u kthyen keq. Shefqet Islamajn kishte shtyrë dhe goditur prindërit e mi. Kur e mora vesh këtë u nxeha, dhe e godita. Pastaj erdhën dy vëllezërit e tij, Nazmi dhe Selam Islamaj. Sherri degradoi dhe unë i qëllova me pistoletë, të cilën e kisha në shtëpi", tha mes të tjerash autori Manzi. LEXO EDHE:E rëndë në Kamëz/ Vriten me armë zjarri dy vëllezërit, plagoset i treti! Shkak një konflikt për murin rrethues, pranga autorit ushtarak (EMRAT+VIDEO) Report Tv mëson se pistoleta tip TT ishte arma e shërbimit e Manzit, i cili ishte pjesë e Policisë Ushtarake. Ngjarja ndodhi të hënën në rrugën ‘Petrela’, në afërsi të repartit ushtarak të Zall Herrit. nga të shtëna ndërroi jetë në vend 30-vjeçari Selam Islamaj. Vëllai më i madh 48-vjeçari Nazmi Islamaj vdiq rrugës për në spital, ndërsa në gjendje kritike ndodhet vëllai tjetër, 44-vjeçar Shefqet Islamaj, i cili po trajtohet në spitalin e Traumës. R.Xh/SI.E./Shqiptarja.com TAG: Nazmi Islamaj Selam Islamaj Shefqet Islamaj vrasje me armë zjarri vrasje kamez Ngushëllim Manzi Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Tetor, 13:43
A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.9% Jo 77.7% Disi 3.4% Vota total: 8205 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

