Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës, si rezultat i veprimeve të shpejta policore të kryera pas sigurimit të informacioneve për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
-J. K., 36 vjeç, banues në Kavajë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". / CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

