Lajme Zone
"Qytetarët kërkojnë t’i jepet fund korrupsionit"/ Deputeti i CDU-së reagon për protestat në Tiranë
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

"Qytetarët kërkojnë t’i jepet fund korrupsionit"/ Deputeti i CDU-së reagon për protestat në Tiranë

Deputi gjerman i CDU-së, Knut Abraham ka bërë një reagim l...

Deputi gjerman i CDU-së, Knut Abraham ka bërë një reagim lidhur me protestat studentore që po zhvillohen prej më shumë se një javë në Tiranë.

Në postimin e tij në platfomën “X”, Abraham shkruan se i ka ndjekur me shqetësim protestat në Tiranë. Ai shton qytetarët kërkojnë t’i jepet fund korrupsionit, mbrojtjes politike dhe lidhjeve mes krimit të organizuar dhe politikës.

Sipas tij këto kërkesa pasqyrojnë vlerat evropiane që Shqipëria është zotuar të respektojë. “I kam ndjekur me shqetësim të thellë protestat në Tiranë. Qytetarët kërkojnë t’i jepet fund korrupsionit, mbrojtjes politike dhe lidhjeve mes krimit të organizuar dhe politikës. Këto kërkesa pasqyrojnë vlerat evropiane që Shqipëria është zotuar të respektojë”, thuhet në reagimin e tij. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.