Lajme Zone
Zgjat pak 'armëpushimi', përshkallëzohet situata te Rruga e Durrësit; policia ndërhyn me autobotë uji dhe gaz lotsjellës
PolitikëPamfleti

Zgjat pak 'armëpushimi', përshkallëzohet situata te Rruga e Durrësit; policia ndërhyn me autobotë uji dhe gaz lotsjellës

Ndërhyrja e forcave të policisë vjen pas tensioneve të shënuara gjatë tubimit, ku disa protestues kanë hedhur gurë në drejtim të godinës së Ministrisë së Arsimit.

Tensione në protestë Nuk ka zgjatur shumë protesta paqësore sot në Tiranë, sikundër nisi në orët e para para Kryeministrisë, ku u mblodhën pedagogë e studentë bashkë. Protestuesit me maska kanë hedhur gurë në drejtim të Ministrisë, ndërsa disa prej tyre janë futur dhe në ambientet e brendshme. Policia iu përgjigj me ujë me presion dhe spraj me piper Situata është përshkallëzuar sërish. Policia ka ndërhyrë me autobotë uji me piper dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe pedagogëve që protestojnë para Ministrisë së Arsimit në Tiranë.

Ndërhyrja e forcave të policisë vjen pas tensioneve të shënuara gjatë tubimit, ku disa protestues kanë hedhur gurë në drejtim të godinës së Ministrisë së Arsimit. Ndërkohë, në Rrugën e Durrësit, një pjesë e bizneseve nuk ishin hapur, ndërsa disa të tjerë kishin vendosur që sot “ta bënin punën”. Por pas nisjes së përplasjes, ata kanë nisur menjëherë të mbyllin qepenat. Protesta zhvillohet në ditën e tetë të tubimeve të studentëve, pedagogëve dhe qytetarëve, të cilët kërkojnë ndryshime dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.tensione në protestë dwfwsedwsdpng 8885558896698 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Nisin tensionet e para te Ministria e Arsimit, protestuesit qëllojnë me gurë drejt godinës 20 Tetor 2026, 14:0914:09Aktualitet Incident gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat 20 Tetor 2026, 13:5913:59Aktualitet Protestuesit zhvendosen te Ministria e Arsimit, përballen me FNSH dhe autobotin e ujit 20 Tetor 2026, 13:5013:50Aktualitet Protestuesi: Nëpunësit e Ramës me rroga 600 mijë lekë, por mbajnë ora e veshje deri në 20 mijë euro 20 Tetor 2026, 13:3513:35Aktualitet Molotovët dhe gurët në protestë, 'blindohen' ministritë 20 Tetor 2026, 13:3113:31Aktualitet Protestuesit zhvendosen nga Kryeministria, nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit; pedagogët largohen 20 Tetor 2026, 13:2413:24Aktualitet