Lajme Zone
Vrau biznesmenin Rexhep Ismaili me plumb në kokë në Sarandë, arrestohet në Greqi autori Lulzim Tabaku! Në pranga edhe një tjetër, pritet ekstradimi
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Vrau biznesmenin Rexhep Ismaili me plumb në kokë në Sarandë, arrestohet në Greqi autori Lulzim Tabaku! Në pranga edhe një tjetër, pritet ekstradimi

Të dy janë ndaluar me qëllim ekstradimin në Shqipëri, ndërsa vijojnë kërkimet për personat e tjerë të përfshirë në ngjarje.

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismailit më 7 maj 2026, në fshatin Gjashtë të Sarandës janë arrestuar në Greqi. 37-vjeçari Lulzim Tabaku i dyshuar si autor i vrasjes me pistoletë, akuzohet për vrasje me dashje, mbajtje pa leje dhe prodhim armësh e municionesh, si dhe kanosje kryer në bashkëpunim. Ndërsa 40-vjeçari Idriz Çelo akuzohet për moskallëzim krimi, kanosje dhe shkatërrim prone. Të dy janë ndaluar me qëllim ekstradimin në Shqipëri, ndërsa vijojnë kërkimet për personat e tjerë të përfshirë në ngjarje. LEXO EDHE:Vjedhje në një biznes në Vlorë, dy hajdutët hyjnë dy herë brenda natës dhe marrin 180 mijë lekë të vjetra dhe sende me vlerë (VIDEO) Ngjarja e rëndë ndodhi më 7 maj 2026, në lokalin e karburantit “Vëllezërit Ismaili” në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku mbeti i vrarë me armë zjarri pronari i biznesit, Rexhep Ismaili, 66 vjeç. Sipas hetimeve gjithçka nisi pas një konflikti mes disa personave, fillimisht me sende të forta, e më pas me përdorimin e armëve të zjarrit. Pas vrasjes personat e përfshirë u larguan nga vendngjarja, ndërsa policia nisi hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë. Rexhep Ismaili ishte kryetari i degës së Shoqatës "Çamëria" në Sarandë. Njoftimi i policisë: Policia e Shtetit/Finalizohet si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me homologët grekë, një tjetër fazë e operacionit të koduar “The Wanted”. Kapet në Greqi autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit R. I., kryer më datë 07.05.2026, në ambientet e lokalit të viktimës, në fshatin Gjashtë, Sarandë. Kapet në Greqi edhe një shtetas i përfshirë në konfliktin me sende të forta që parapriu vrasjen e 66-vjeçarit. I ndaluari përdorte identitet të rremë, për qendrim në ishullin e Korfuzit. Si rezultat i koordinimit informativ dhe operacional, ndërmjet homologëve të Drejtorisë së Interpolit dhe Interpol Athinës, gjatë kësaj faze të operacionit të koduar “The Wanted”, u arrestuan provizorisht, në Greqi, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasit në kërkim: -L. T., 37 vjeç, për të cilin Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg", për veprat penale "Vrasja me dashje", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Kanosja", kryer në bashkëpunim; -I. Ç., 40 vjeç, për të cilin Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg", për veprat penale "Moskallëzimi i krimit", "Kanosja" dhe "Shkatërrimi i pronës". Nga hetimet dyshohet se më datë 07.05.2026, 37-vjeçari ka vrarë me armë zjarri (pistoletë), shtetasin R. I., 66 vjeç, në ambientet e lokalit të këtij të fundit, pas një konflikti me sende të forta, ndërmjet disa shtetasve, ndër ta, 40-vjeçari i kapur në Korfuz. Punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në lidhje me këtë rast. Ndërkaq, në bashkëpunim me homologët grekë, Interpol Tirana po punon për finalizimin e procedurave për ekstradimin në Shqipëri, të 2 të ndaluarve. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë A.C Shqiptarja.com TAG: vrasja e rexhep ismailit Vlore Lulzim Tabaku Idriz Çelo sarande Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

26 Tetor, 10:21

Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 74.3% Jo 22.6% Nuk e di 3.1% Vota total: 3449 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Tetor, 10:21 Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?