Lajme Zone
Skandale dhe afera/ Një tjetër mashtrim nga Irfan Hysenbelliu
Të tjeraCNA

Skandale dhe afera/ Një tjetër mashtrim nga Irfan Hysenbelliu

Një nga kanalet e mashtrimit nga Irfan Hysenbelliu është n...

Një nga kanalet e mashtrimit nga Irfan Hysenbelliu është një televizion fantazmë, që megjithëse i është rinovuar licenca këtë vit, prej rreth dy vitesh nuk transmeton asgjë.

Tek tuk hedh ndonjë xhirim në kanalin e tij në “You Tube”, më saktësisht merr nga filmimet e News 24 dhe kaq.

Filmime të News 24 në kanalin e youtube të Panorama TV Në një denoncim të ardhur në Cna.al raportohet se Panorama TV është jashtë funksionit ndërkohë që është pajisur me licencë?!

Licenca e Panorama Tv Si mund të pajiset me licencë një televizion që nuk ekziston dhe nuk transmeton? AMA, (Autoriteti i Mediave Audiovizive) në këtë rast është mashtruar me dokumentacionin e paraqitur, kjo sepse Panorama TV nuk transmeton prej gati dy vitesh, për më tepër i rinovohet dhe licenca.

Kanali i Panorama TV pa transmetim Ka një makinë me logo “Panorama TV” që e përdorin gazetarët e “News 24” e cila lëviz nëpër Tiranë gjoja për promocion, për televizionin që mban vetëm në letra Irfani, sepse në fakt i ka ngelur thjesht logo.

Makina me logon e Panorama TV në protestë Sa janë operacionet financiare për këtë TV fantazmë? A janë plotësuar fatura shpenzimesh marramendëse për një subjekt që nuk punon, që nuk e ndez fare ekranin. Aktivitet nuk ka “Panorama TV”, por bilanci në letra duket si një televizion kombëtar.

Nuk paguan taksat akuzon administratën, prokuroria fle

Irfani Hysenbelliu është shembulli i spekulantit për të bërë presion ndaj administratës, për të legalizuar operacione të dyshimta deri dhe kriminale, të cilat janë vepra penale, bazuar në legjislacionin shqiptar: Mashtrim institucionesh, mospagim taksash apo deri fatura dhe bilance fiktive për media që nuk transmetojnë dhe ju rinovohen licencat.

Por edhe dyshime se mund të ketë dokumenta të falsifikuara në aplikime apo deklarime dhe deri pastrim parash – aq më tepër që këto aktivitete janë në fushën e medias, si mburojë për zbatimin e ligjit, duke pretenduar lirinë e fjalës dhe pavarësinë e medias. Irfan mashtruesi kundër shtetit

20 Korrik, 15:45 Vetë Irfan Hysenbelliu, i ka cilësuar si sulme deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili tha se ky person nuk paguan sigurimet shoqërore të punonjësve dhe rrogat e punonjësve i shpërndan si lëmosha. Irfani duke qenë se ka media mund të bëjë çfarë të dojë, mos paguajë taksat, të ketë 20 milionë euro detyrime në tatime, të ndërtojë pa leje. Ti rinovohet dhe licenca mediatike kur nuk transmeton fare, ku në fakt i duhej hequr, dhe fajin ja kanë institucionet. Të vërtetat e Ramës për Irfan Hysenbelliun

18 Tetor, 10:29 Të mashtrosh AMA-n është vepër penale, pa i hyrë më thellë faktit që Prokuroria e Tiranës është kthyer në kazanin e çorbës së Irfanit, prokurori që nuk e heton po toleron në mënyrë kriminale evazionin shkeljet e ligjit dhe abuzimet. Kush fle në prokurori mbi dosjen e Irfan Hysenbelliut?

26 Mars, 14:39 20 milionë euro borxhe

Rama nuk ka thënë asgjë tjetër përveçse të vërtetës. Irfan Hysenbelliu është një njeri i mbytur në borxhe dhe nuk paguan rrogat e gazetarëve, taksa, mashtron institucionet, ndërsa referuar të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, ai ka rreth 20 milionë euro borxh në shtet.

Rreth 10 milionë euro janë borxhe ndaj Tatimeve të kryeqytetit dhe 10 milionë euro janë borxhe të tjera që po tentohet të mblidhen nga Tatimet, por si duket ka rezultuar mjaft e vështirë. Nga një anë i mbytur në borxhe e spaguan tatimet, nga ana tjetër pajiset me licencë e përtej saj kërkon dhe fjalë të lirë e media të lirë. Kush mund të garojë me Irfanin?! FAKTET/ Ja fytyra e vërtetë e Irfan Hysenbelliut

13 Gusht, 19:13 Për mburojë, Irfani përdor mediat e tij, me të cilat më pas sulmon inspektorët e Tatimeve, drejtuesit e Tatimeve apo punonjësit e administratës shtetërore, të cilët shkojnë të zbatojnë ligjin dhe të bëjnë detyrën.

Sulmohen me emër e me mbiemër, burra e gra, inspektorë dhe drejtorë. Jo vetëm sot, për ata që kanë hallin e Ramës apo Ballukut si argument politik, apo dje Olldashin, Berishën etj etj. Faktet janë me vite.

Dhe në rast se ka një përgjegjësi qeveria e Edi Ramës është fakti që e ka toleruar të kthehet në shantazhues ndaj administratës dhe të shkatërrojë konkurencën mediatike, apo të mashtrojë institucionët në shumë procedura të ndryshme ligjore. Mashtrues Irfani terror ndaj Tatimeve 3 Qershor, 20:01 Një “krim” kanë bërë në jetën e tyre, zyrtarët që sulmohen sot apo ata dje thjesht kanë shkuar të kontrollojnë Irfan mashtruesin.

Irfan Hysenbelliu duhet të kontrollohet më shumë se çdo biznes tjetër dhe nuk duhet toleruar sepse ka media, nuk mund t’i fshehë aktivitetet e tij e mos paguajë taksat duke nxjerë parapa televizionin apo portalet.

Ai jo vetëm është kapur në mashtrim por bizneset e tij krijojnë konkurencë të pandershme pa folur më tej për borxhet ndaj të tretëve, skemat me bankat, etj. Një mashtrues si Irfan Hysenbelliu

28 Maj, 12:15 Irfan Hysenbelliu është kapur duke mos paguar taksat dhe është kapur duke mashtruar shtetin. Dhe për më tepër, nuk duhet të lihet thjesht me procedura zyrtare për mbledhje borxhesh, por duhet të çohet përpara drejtësisë dhe të ndiqet e të marrë përgjegjësinë ligjore, për taksat por edhe për mashtrimin me dokumenta bërë ndaj AMA. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.