Lajme Zone
Ndue Pjetra mund Maks Haxhinë
Të tjeraCNA

Ndue Pjetra mund Maks Haxhinë

Ka ndodhur sot, mund të duket e pabesueshme, por në apelin...

Ka ndodhur sot, mund të duket e pabesueshme, por në apelin e Gjykatës Administrative, avokati i Ndue Pjetra, ka mundur Maks Haxhinë.

Ai ka shkuar dhe ka bërë një padi, ku ka kërkuar pezullimin e bojkotit që po i bëhet seancave në Shkallën e Parë të GJKKO-së, pas një rregulloreje të re, që sipas Maks Haxhisë kërkonte dhe solidaritetin e avokatëve, se pse s'duhet të mbajnë celularë në sallë, dhe gjykata ka vendosur pezullimin e bojkotit të GJKKO-së në shkallën e parë.

Tashmë Maks Haxhia ka marrë një ‘shkelm’ të mirë.

Çështja pritet që të shqyrtohet në themel, nga nesër avokatët duhet të shkojnë dhe të paraqiten në seancat gjyqësore, me vendim gjykate nuk ka më bojkot.

Padia është bërë nga avokati Ndue Pjetra, i cili ka një shoqatë antikorrupsioni.

Por e rëndësishme ose jo, ai ka fituar mbi Maks Haxhinë e Dhomës së Avokatisë, njeriut që ka marrë peng Dhomën Kombëtare të Avokatisë dhe e përdor për interesat e tij personale.

Ndërkohë, ky është shkelmi i parë, por nga pas mund t'i vijnë dhe shkelma të tjerë./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.