Draft-paketa e re fiskale që është në diskutim dhe pritet të shtrijë efektet e saj nga 1 janari 2027 e në vijim është bërë publike dhe kanë filluar debatet. Rrallë tek shikon ekspertë që të japin mendime për ndryshimet e propozuara, por edhe më keq do të duket kur studiot të mbushen me patronazhistë dhe papagaj mediatikë, të cilët do të reklamojnë paketën e re fiskale si një vepër arti të shkruar nga socialisti Edi Rama, i cili po rigjen veten pas gati 14 vitesh në pushtet si konservator.
Pas shkopinjve dhe drurit mbi protestuesit, kryeministri ka marrë kërbaçin ndaj biznesit për t’i thënë popullit, ‘ja po i godas këta dhe jam i mirë me ju’. Por çfarë bën në fakt? Thjesht i jep dru biznesit për të bërë aleancë me vegjëlinë, por çështja është se vegjëlia nuk e do më. Dhe fakti është se në rast se Edi Rama trumbeton suksese këto vite pushteti, të gjitha i ka nga biznesi, që po e rreh në emër të popullit, të cilit sërish po ia fut.
Disa nga ndryshimet thelbësore të propozuara janë:
- Të ulet pragu i TVSH-së nga 10 mln në 5 mln lekë;
- Individët me paga bruto mbi 200.000 lekë do të paguajnë 13% tatim mbi të ardhurat personale nga 23% që është norma aktuale;
- Individët me paga bruto mbi 300.000 lekë do të paguajnë 23% tatim mbi të ardhura personale;
- Individët me paga bruto mbi 700.000 lekë do të paguajnë 32% tatim mbi të ardhura personale;
- Do të ndryshohet norma e TVSH-së për produktet ushqimore në 6% nga 20% që është norma aktuale;
- Do të ndryshohet norma e TVSH-së për turizmin në 10% nga 6% që është norma aktuale;
- Do të ndryshohet norma e përgjithshme e TVSH-së në 21% nga 20% që është norma aktuale;
- Të ndryshojë norma e Tatim Fitimit / Tatimit mbi të Ardhurat e Korporatës në 17% nga 15% që është norma aktuale;
- Të ndryshojë norma e Tatimit mbi Dividendin 15% nga 8% që është norma aktuale.
Duke bërë një analizë të shkurtër të disa fakteve
Kryeministri, duke propaganduar buxhetin 2027 dhe paketën fiskale shoqëruese, na tha se do të kemi më të madhin në histori. Thesi i madh, rrjedhjet e mëdha, vjedhje edhe më shumë?! Buxheti i vitit 2025, më i madhi në histori, kush do të marrë pjesën më të madhe të “tortës”
28 Tetor, 13:32 Edi Rama, pas gati 14 vitesh kryeministër, por edhe pas 11 vitesh në drejtimin e bashkisë më të madhe në vend, nuk ka kuptuar se shifra që ai përkufizon si më të madhen në histori, sa i takon totalit të shpenzimeve buxhetore, afërsisht 10 miliardë euro, është ekzaktësisht e njëjtë me atë prej 4 miliardë eurosh të vitit 2013, afërsisht 32-33% e PBB-së.
Mjafton që kryeministri i rigjetur socialist të konsultohej me “profesorë-doktorët” që ka pranë dhe ata mund t'ia shpjegonin qartë, siç ua shpjegojnë njerëzve të thjeshtë në takimet e Prania Besnike apo te Pasqyra edhe më Besnike etj., etj. Do t'i shpjegonin se edhe të ardhurat buxhetore janë pak a shumë në të njëjtin nivel, 26-28% e PBB-së. Ajo që ata nuk i shpjegojnë dot, se ata që mundeshin i ka përzënë, është se si ka mundësi që ajo qeveria e keqe e “non grata”-s, mblidhte njëlloj të ardhura me tatim mbi të ardhurat 10% nga 15-23% që e ka ky sot, pa taksë qarkullimi të shtuar 24 l/litër karburant, pa akciza të rritura mbi duhanet etj., etj. Kjo është gjëegjëza që duhet zgjidhur: Kush është dikush që dy e trefishon taksat, por të ardhurat nuk i janë rritur?
Dhe më tej, ku kanë shkuar këto të ardhura?
Në 2018, kryeministri Rama tha se pragu i TVSH-së do të shkonte 10 milionë lekë në mënyrë që biznesi të mos gënjejë në deklarime dhe të qëndrojë në pagesën e taksës 5%. Tani po na thotë të njëjtën gjë, kur gënjeu atëherë apo tani, fakti është që veprimi i parë rrëzon të dytin dhe vërtet ka dikush përgjegjësi. Buxheti 2027/ Rama: Do të prekim tavanin rekord të 10 miliardë eurove 7 Tetor, 08:12 Përpara se të ulesh apo ngresh taksat duhet të bësh një vlerësim të gjendjes ekzistuese, të masave të ngjashme të marra në periudha pararendëse.
A u bë një vlerësim i kufirit të regjistrimit kur u rrit në 10 milionë lekë qarkullim vjetor?
Si ndikoi në përmirësimin e përmbushjes vullnetare?
Si ndikoi në deklarim?
Si ndikoi në pagesë?
Po kur u ul tatimi mbi dividendin nga 15 në 8%, a u bë një llogari: Sa dividend u shpërnda?
Sa u riinvestua? Cili ishte impakti në investimet kapitale? Cili ishte impakti në punësim? Asnjë vlerësim apo raport zyrtar, për asnjë nga taksat. Kjo të bën të besosh se Ministria e Financave nuk është hartuesja, madje as shkruesja, e të tilla barcoletave fiskale. Edhe për faktin se vetë ministri Petrit Malaj pak kohë më parë tha se nuk do ketë rritje taksash, dje doli një paketë e re fiskale alla Edi Rama. Paketa Fiskale 2027, nga çmimet te rreziku i informalitetit 27 Tetor, 17:52 Njeriu që propagandohej si mbështetës i biznesit dhe zhvillimit të vendit me dy hile të thjeshta kërkon të rishpiket si socialist me akte populiste. Edi Ramës po i digjet barku për të varfrit dhe po ul normën e TVSH-së për produktet ushqimore në 6% nga 20% që është norma aktuale, por nga ana tjetër do të ndryshohet norma e përgjithshme e TVSH-së në 21% nga 20% që është normal aktuale.
Ulja e TVSH-së për ushqimet nga 20% në 6% është një lëvizje që merret nën trysninë e protestave, si edhe të populizmit personal të kryeministrit për t’u rishpikur si socialist me lëvizjen për të ulur çmimet e rreth 200 artikujve ushqimorë.
Ulja e TVSH-së për ushqimet me 14% nuk do të thotë domosdoshmërisht që do të sjellë uljen e çmimeve. FMN thotë se vetëm 10-11% e masës së uljes reflektohet në çmimet finale të mallrave e shërbimeve. Bëhet fjalë për 1,4% ulje çmimi, gjithmonë nëse do të ndodhë. Por më shumë mundësi nuk do të ndodhë pasi TVSH e energjisë, e karburantit, e lëndëve të tjera të para, etj., etj. pritet të rritet, pra realisht edhe çmimet e qumështit e kosit p.sh. që duhej të uleshin, do të rriten.
Po kush do ta ndajë se qumështi shkoi për kos dhe jo për kaçkavall super të shtrenjtë me tartuf, apo për akullore? Ajo që pritet të ndodhë është se do të rritet jo natyrshëm sasia e raportuar e shitjeve të kosit duke ulur shitjet e nënprodukteve të tjera që do të tatohen me 21%. Paketa fiskale/ TVSH 6% për ushqimet, 10% për turizmin, rritet norma e përgjithshme deri në 21%
27 Tetor, 07:16 Shembulli tjetër vjen nga kursi i këmbimit të lekut ndaj euros që ka pësuar gati 40% ulje në dëm të euros: Di dikush ndonjë nga artikujt e importit ta ketë reflektuar në çmim këtë rënie? Dhe shqiptarët do të presin të reflektohet në çmim një ulje 1,4%?!
E vetmja pikë që mban erë socialisto-progresiste është prezantimi i një shkalle të re tatimore, 32% për të ardhurat mbi 700 mijë lekë në muaj. Por...dardha gjithmonë e ka pasur bishtin prapa: Nëse shkalla 32% është aty dhe një pjesë e rrogëtarëve që duken të qetë sot pasi janë larg nivelit 700 mijë lekë në muaj, të mos gëzohen shumë pasi në paketën e vitit tjetër, në mos që mesvitin e ardhshëm, kufiri 700 mijë lekë në muaj mund të behet 300 mijë. Ja gëzuar taksimin e drejtë!
Në fund mund të theksohet se rritja e shkallës statutore të TVSH-së, nga 20 në 21%, na jep sinjale se situata e ardhshme buxhetore mund të jetë e zymtë. I vetmi tatim, që mund të japë efekt të menjëhershëm në të hyrat publike brenda një muaji, është TVSH-ja. Kryeministri me siguri parashikon se protesta mund të vazhdojë gjatë dhe impakti i saj në ekonomi mund të ketë efekte të padëshirueshme. Nga TVSH e mallrave, te bizneset dhe hoteleria/ Rama flet për paketën e re fiskale
28 Tetor, 13:56 Vetëm një lajm pozitiv ka Paketa e re Fiskale, e cila është heqja e taksës së qarkullimit nga çmimi i naftës në vlerën prej 32 lekë dhe vendosjen e taksës së qarkullimit të mjeteve, e cila do të mblidhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR). Por, edhe këtu, dardha e ka bishtin mbrapa, hiqet 32 lekë nga litri i karburantit që konsumon, ndërsa ngelet për tu parë sa do të jetë taksa e qarkullimit të mjetit. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

