Lajme Zone
Nga rritja e dividentit për biznesin e madh te taksa për apartamentet dhe vilat në bregdet, Rama prezanton 10 pikat e  Paketës Fiskale 2027
EkonomiTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Nga rritja e dividentit për biznesin e madh te taksa për apartamentet dhe vilat në bregdet, Rama prezanton 10 pikat e  Paketës Fiskale 2027

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar 10 pikat kryesore të Paketës Fiskale 2027, duke njoftuar ndryshime në taksimin e dividendit, pronave dhe automjeteve luksoze.

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar 10 pikat kryesore të Paketës Fiskale 2027, duke njoftuar ndryshime në taksimin e dividendit, pronave dhe automjeteve luksoze. Ndër masat e bëra publike janë edhe krijimi i një Byroje të Specializuar për kontrollin e të ardhurave, si dhe nisma që, sipas Ramës, synojnë të lehtësojnë barrën për familjet dhe të ngushtojnë hendekun social.

“Për herë të parë në histori, buxheti shqiptar kalon 10 miliardë euro. Ndërkohë që borxhi publik i Shqipërisë ka rënë në një prag të poshtëm historik po ashtu. Nuk e them unë, e thonë të gjitha shifrat dhe faktet e institucioneve financiare. Prekja e pragut prej 30 mld eurosh të prodhimit të përgjithshëm kombëtar, ku 10 vite më parë ky prodhim ishte te 10 mld euro, ilustron panoramën e ekonomisë tonë. Prandaj dhe buxhetin e vitit 2027, ne kemi planifikuar një sërë masash, shumë ambicioze. Mesazhi im është shumë i qartë. Ne duam më shumë biznese, më shumë kompani, më shumë investime të vogla dhe të mëdha. Problemi nuk janë të pasurit, por hendeku mes atyre që kanë shumë dhe atyre që kanë shumë pak. Jemi këtu për të zbutur sa më shumë të jetë e mundur hendekët socialë. Lajmi i parë është se falë rritjes së ekonomisë dhe mundësive, jemi gati për të hedhur një hap për familjet e zakonshme. Ulim normën e TVSH-së për ushqimet bazë, nga 20% në 6%. Vetëm me këtë lëvizje, ne shtojmë në arkën e familjeve shqiptare rreth 150 mln euro në vit për ushqimin. Praktika për pasqyrën e çmimeve do të zgjerohet, për të garantuar që shporta të jetë e mbrojtur nga abuzuesit e mëdhenj. Nuk rrisim normën e tatim-fitimit të sipërmarrjes, që ngel 15%. Ne tatojmë të mëdhenjtë me normën më të lartë për Ballkanin Perëndimor. Sot rrisim edhe tatimin mbi dividendin e tyre. Duke shkuar nga 8% në 15%, i taton biznesmenët e mëdhenj me një taksë më të ndershme. Ulim barrën tatimore. Këtë lëvizje nuk na e lejonte ekonomia deri dje. Sot rritja e ekonomisë na jep mundësinë. Vendosim një prag të ri tatimi, ku norma e tatimit bëhet 30%. Në radhë të parë, si një instrument për t’i mbyllur shtegun evazionit të dividendit. Ndërkohë qëndron i paprekur zotimi ynë publik. Taksa zero për fitimin e biznesit të vogël deri në vitin 2029. Ka ardhur koha e një sistemi të ri taksimi të ekonomisë digjitale, duke nisur nga ata që jetojnë shumë mirë me like e follow. Paralelisht po punohet edhe për disa masa të reja që shkojnë po në këtë drejtim. Solidaritet me ata që e ndiejnë më shumë presionin e rritjes së kostove të jetesës. Një supertaksë prone për ata që blejnë dhe mbajnë apartamente bosh, duke refuzuar t’i japin me qira. Një supertaksë prone për vilat në bregdet. Edhe ata duhet të paguajnë më shumë për pronën e tyre dhe një çmim i shumëfishuar për ujin e pishinave. Kjo shkon në një tjetër ligj. Do të ketë dhe një supertaksë për makinat e luksit. Pranë Ministrisë së Financave do të krijohet edhe Byroja e Specializuar për kontrollin e të ardhurave”, u shpreh Rama. Top Channel