Lajme Zone
Video/ Shehaj: Veliaj të tregojë të gjitha zullumet që ka bërë me Ramën! Të korruptuarit, para drejtësisë
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Video/ Shehaj: Veliaj të tregojë të gjitha zullumet që ka bërë me Ramën! Të korruptuarit, para drejtësisë

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar pas lajmit se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj foli për një ‘rrëmbim policor’ dhe ‘transferim politik’ nga burgu i Durrësit ku mbahej deri më sot, drejt burgut të Fierit, pa pëlqimin e tij.

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar pas lajmit se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj foli për një ‘rrëmbim policor’ dhe ‘transferim politik’ nga burgu i Durrësit ku mbahej deri më sot, drejt burgut të Fierit, pa pëlqimin e tij. Për Shehajn, kjo vjen pas deklaratës që Veliaj bëri për protestat studentore duke i quajtur ato si lëvizje që janë “fundi i një bote” dhe jo “fundi i botës”.

Kreu i Mundësia shprehet se reagimi i Veliajt është “shkërmoqja e pushtetit kriminal që ka drejtuar Shqipërinë në këto vite”.

“Erion Veliaj përshëndeti ndryshimin e regjimit autokrat në Serbi dhe uroi që e njëjta gjë të ndodhte edhe në Shqipëri.

Ka reaguar menjëherë Edi Rama. Sot ka vendosur Ministria e Drejtësisë të transferojë Erion Veliajn nga burgu ku ai preferonte të qëndronte në Durrës tek burgu i Fierit.

Praktikisht pushteti kriminal dhe organizata kriminale që ka drejtuar Shqipërinë në këto vite po shkërrmoqet, po bie”, tha Shehaj.

Shehaj nënvizon se veprimi i radhës i Veliajt duhet të jetë rrëfimi i tij për ‘zullumet që kanë bërë së bashku dhe Edi Rama të dalë para drejtësisë’.

“Tani presim që Erion Veliaj të tregojë të gjitha zullumet që kanë bërë së bashku dhe Edi Rama të dalë para drejtësisë njësoj si Erion Veliaj”, thekson Shehaj.

REAGIMI I PLOTE I SHEHAJT:

Plasi keq mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Veliaj sot ka thënë ‘policia më ka rrëmbyer’ dhe ‘më ka transferuar për arsye politike’ nga burgu i Durrësit në burgun e Fierit, në burgun e Belindës.

Por çfarë ka ndodhur?

Para disa ditësh Erion Veliaj përshëndeti ndryshimin e regjimit autokrat në Serbi dhe uroi që e njëjta gjë të ndodhte edhe në Shqipëri.

Ka reaguar menjëherë Edi Rama.

Sot ka vendosur Ministria e Drejtësisë të transferojë Erion Veliajn nga burgu ku ai preferonte të qëndronte në Durrës tek burgu i Fierit.

Praktikisht pushteti kriminal dhe organizata kriminale që ka drejtuar Shqipërinë në këto vite po shkërmoqet, po bie.

Tani presim që Erion Veliaj të tregojë të gjitha zullumet që kanë bërë së bashku dhe Edi Rama të dalë para drejtësisë njësoj si Erion Veliaj. Top Channel