Lajme Zone
GJKKO rrëzon konfiskimin e pasurive të Nikolla Hafësllarit: I pabazuar në prova
Të tjeraCNA

GJKKO rrëzon konfiskimin e pasurive të Nikolla Hafësllarit: I pabazuar në prova

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe ...

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme SPAK për konfiskimin e pasurive të shtetasit Nikolla Hafësllari, duke vendosur gjithashtu revokimin e sekuestros mbi dy garazhe dhe një automjet tip Audi A6.

Vendimi është marrë më 28 tetor 2026 nga gjyqtari Erjon Bani, në përfundim të shqyrtimit të kërkesës së SPAK, të paraqitur më 11 qershor 2026, në bazë të ligjit nr. 10192, datë 3 dhjetor 2009, për masat parandaluese kundër pasurisë, i ndryshuar.

Njoftimi i Gjykatës së Posaçme

1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 11.06.2026 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Konfiskim pasurie, sipas ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, kundër pasurive të shtetasit Nikolla Hafësllari”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 3-7, 11, 12, 14 dhe 15 të ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” i ndryshuar, me vendimin nr. 15, datë 28.10.2026, vendosi:

1. Rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si të pabazuar në ligj dhe në prova.

2. Revokimin e sekuestros të caktuar në kuadrin e procedimit pasuror Nr. 2, të vitit 2025 me vendimin Nr. 262 (87-2025-406), datë 02.12.2025 të Gjykatës së Posa?me të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i cili ka ndryshuar vendimin Nr. 18, datë 24.10.2025 të Gjykatës së Posa?me të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe kthimin e pasurive të sekuestruara si vijon:

1) Pasuria “Garazh” me nr. ****, kati ****, kuota, përfituar në bazë të Aneks kontratës Nr. **** Rep., dhe Nr. **** Kol., datë 1.10.2019 nga Nikolla Hafësllari ID ****, me adresë të pasurisë, Rruga ****, ****, ****. Ndërtuar nga Shoqëria “Vila L” NIPT-i K21901002Q, përfaqësuar nga administrator i saj, L.M, pajisur me leje ndërtimi nr. ****, miratuar me Vendim të Kryetarit të Bashkisë Tiranë Nr. prot. ****, datë 13.6.2019 për ndërtimin mbi këtë truall të dy godina banimi dhe shërbimi 10 kate dhe 2 kate parkim nën tokë.

2) Pasuria “Garazh” me nr. ****, kati ****, kuota, përfituar në bazë të Anekskontratës Nr. **** Rep., dhe Nr. **** Kol., datë 1.10.2019 nga Nikolla Hafësllari ID ****, me adresë të pasurisë, Rruga ****, ****, ****. Ndërtuar nga Shoqëria “Vila L” NIPT-i K21901002Q, përfaqësuar nga administrator i saj, L.M, pajisur me leje ndërtimi nr. ****, miratuar me Vendim të Kryetarit

Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al të Bashkisë Tiranë Nr. prot. ****, datë 13.6.2019 për ndërtimin mbi këtë truall të dy godina banimi dhe shërbimi 10 kate dhe 2 kate parkim nën tokë.

3) Pasuria “Automjet” me targë ****, i markës Audi, modeli A6, me nr. shasie

****, viti i prodhimit 2005, në pronësi të shtetasit Nikolla Hafësllari, me nr. personal ****.

3. Ngarkohet Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Tiranë për ekzekutimin e këtij vendimi.

4. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve në Gjykatën e Posa?me të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi. Tiranë, më datë 28.10.2026 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.