Lajme Zone
FOTOT/ Bianca Censori provokon sërish me veshjen e guximshme, pozon me kostum të ngushtë të mbuluar me gurë vezullues
Të tjeraGazeta Tema

FOTOT/ Bianca Censori provokon sërish me veshjen e guximshme, pozon me kostum të ngushtë të mbuluar me gurë vezullues

Bianca Censori dhe Kanye West kanë tërhequr sërish vëmendjen me paraqitjet e tyre të veçanta. Arkitektja u shfaq me një kostum të ngushtë, të mbuluar me gurë vezullues, ndërsa reperi zgjodhi një veshje fosforeshente që bie në sy edhe në errësirë.

Censori, 31 vjeçe, publikoi të hënën, më 26 tetor, një fotografi në Instagram, ku pozonte me shpinën e kthyer nga kamera. Ajo e kishte kombinuar veshjen e saj me këpucë me taka të larta dhe me thembra transparente.

Ndërkohë, Kanye West ndau në historitë e tij në Instagram një tjetër fotografi, ku shfaqej pranë bashkëshortes së tij. Reperi kishte zgjedhur një komplet fosforeshent, i cili spikaste për pamjen e tij të pazakontë.

Sipas Daily Mail, çifti u fotografua pak para se West të ngjitej në skenën e stadiumit Gelora Bung Karno, në Xhakartë të Indonezisë, ku performoi këngët e tij në kuadër të turneut “Ye Live Concert Tour 2026”.

Vetëm 24 orë më parë, reperi kishte publikuar gjithashtu në profilin e tij fotografi mjaft provokuese të bashkëshortes. Në njërën prej tyre, Censori pozonte me një bluzë të bardhë transparente, të brendshme të vogla dhe çizme të bardha. Ajo e kishte kapur flokët lart, në një model topuz.

Edhe një herë, çifti është vënë në qendër të vëmendjes për zgjedhjet e tyre të guximshme në veshje, të cilat nuk kalojnë pa u vënë re nga publiku dhe mediat rozë.