Lajme Zone
Vrasje me kallashnikov në Korçë, ekzekutohet 20-vjeçari, autori në arrati
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Vrasje me kallashnikov në Korçë, ekzekutohet 20-vjeçari, autori në arrati

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 14 të qytetit të Korçës, ku dyshohet se një person rreth 20 vjeç është vrarë me armë zjarri.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 14 të qytetit të Korçës, ku dyshohet se një person rreth 20 vjeç është vrarë me armë zjarri. Sipas informacioneve paraprake, viktima i identifikuar si Johan Zuko, është qëlluar me një armë kallashnikov. Autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht ndodhet në arrati.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të krimit, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Informacionet janë paraprake, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga policia për detaje të mëtejshme mbi ngjarjen. Top Channel