Një sasi e vogël e dyshuar lënde eksplozive është gjetur në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë derës së dyqanit të këngëtarit Noizy në Plazhin e Durrësit. Sipas Policisë, lënda e dyshuar eksplozive u gjet e pashpërthyer pranë derës së biznesit, në pronësi të këngëtarit Rigels Rajku(Noizy).
Pas njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, të cilët po hetojnë për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes.
Siç raporton korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi, katër vite më parë, më 8 qershor 2022, një sasi tritoli shpërtheu në të njëjtin objekt duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Atëherë Noizy pati ngritur dyshime mbi reperin Cllevio me të cilin kishte konflikt të hapur. Një vit më pas, në qershor lokalit të Noizyt në Currila iu vu zjarri dy herë. Për zjarrvënie të qëllimshme policia pati arrestuar kushëririn e tij 26-vjeçar.
Durrës
Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, në derën e një dyqani në pronësi të shtetasit R. R., është gjetur një sasi e vogël e dyshuar lëndë eksplozive e pashpërthyer.
Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, i cili vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve. Top Channel

