Lajme Zone
Të shtënat në Korçë që i morën jetën 20-vjeçarit, Policia identifikon autorin e dyshuar, tre persona shoqërohen në Komisariat
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Të shtënat në Korçë që i morën jetën 20-vjeçarit, Policia identifikon autorin e dyshuar, tre persona shoqërohen në Komisariat

Policia ka dhënë informacionin paraprak për vrasjen e ndodhur pasditen e sotme në Korçë, ku humbi jetën 20-vjeçari Johan Zuko.

Policia ka dhënë informacionin paraprak për vrasjen e ndodhur pasditen e sotme në Korçë, ku humbi jetën 20-vjeçari Johan Zuko. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, në rrugën “Viktor Eftimiu”, në lagjen nr. 15, ku një konflikt mes disa personave është përshkallëzuar deri në përdorimin e armës së zjarrit.

Ndërkohë, tre persona të dyshuar si të përfshirë në konflikt janë shoqëruar në Komisariat, ku do t’u nënshtrohen veprimeve të mëtejshme procedurale.

Njoftimi

Rreth orës 16:30, në lagjen nr. 15, në rrugën “Viktor Eftimiu”, Korçë, ka ndodhur një konflikt ndërmjet disa personave, i cili është përshkallëzuar në përdorimin e armës së zjarrit.

Si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën shtetasi J. Z., rreth 20 vjeç, banues në lagjen nr. 14, Korçë.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operative të kryera nga shërbimet e Policisë në vendngjarje, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, i cili është larguar nga vendngjarja menjëherë pas krimit.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, tre shtetas të dyshuar si të përfshirë në konfliktin ku humbi jetën 20-vjeçari.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë. Top Channel