Lajme Zone
Vrasje e dyfishtë në Kir të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir! Plagoset rëndë një tjetër (EMRAT)
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Vrasje e dyfishtë në Kir të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir! Plagoset rëndë një tjetër (EMRAT)

Një vrasje e dyfishtë me armë zjarri ka ndodhur në Kir të Dukagjinit. Dyshohet se edhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Një vrasje e dyfishtë me armë zjarri ka ndodhur në Kir të Dukagjinit. Sipas informacioneve paraprake, viktimat janë babë e bir, Lekë e Prel Gjoni. I plagosur rëndë ka mbetur Aleks Preka. Të dhënat paraprake ngrenë hipotezën se mund të bëhet fjalë për gjakmarrje, por rrethanat mbeten ende të paqarta. LEXO edhe...Report Tv në Gojan të Pukës/ Pas një jave betejë me flakët, fshati i rikthehet qetësisë! Mes dëmeve që la zjarri, banorët rrëfejnë tmerrin: Ishte si luftë Policia është nisur drejt vendngjarjes, por bëhet fjalë për një zonë të thellë malore dhe komunikimi është i vështirë. Njoftimi i policisë: Rreth orës 17:20, në fshatin Mgull, Njësia Administrative Pult, Dukagjin, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri shtetasit L. Gj. dhe P. Gj., babë e bir, si dhe është plagosur rëndë shtetasi A. P. Forca të shumta të Policisë Vendore dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, janë nisur drejt vendngjarjes. Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili po shkon në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve. Lajm në përditësim... P.J/ReportTv.al dukagjin Shkoder vrasje Komento Komente Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 64.1% Keq 28.4% Nuk e di 7.5% Vota total: 587 Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret?