Lajme Zone
BotëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Vrasja te “Kodra e Diellit”/ Prokuroria kërkon 35 vite burg për Vladimir Kolën, vrau për hakmarrje


Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 35 vite burg për 42-vjeçarin Vladimir Kola, i akuzuar për vrasjen e Briken Sanajt në vitin 2022 në kompleksin “Kodra e Diellit. Për bashkëpunëtorët, Prokuroria ka kërkuar 12 vite burg në total.

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 35 vite burg për 42-vjeçarin Vladimir Kola, i akuzuar për vrasjen e Briken Sanajt në vitin 2022 në kompleksin “Kodra e Diellit. Për bashkëpunëtorët, Prokuroria ka kërkuar 12 vite burg në total.

Asokohe shkak për ngjarjen u bë një konflikt që familja Kola kishte pasur me vëllain e viktimës, dhe ka qënë pikërisht kjo përplasje që kulmoi me vrasjen e Briken Sanajt.

Pas krimit, autori ndërmori veprime për të shmangur identifikimin dhe për të mos lënë gjurmë. Ai kishte përdorur itinerare përmes Malit të Zi për të hyrë dhe dalë nga Shqipëria, ndërsa automjetin që përdori e kishte blerë pa kryer procedurat noteriale. Përveç 35 viteve burg për Vladimir Kolën, Prokuroria ka kërkuar edhe dënimin e personave të tjerë që dyshohet se kanë pasur dijeni për ngjarjen ose kanë ndihmuar autorin pas krimit. Për Gjelosh Krasniqin është kërkuar 3 vite burg dhe për Kened Antonin 2 vite, për moskallëzim krimi.

Ndërsa për dy të pandehur të tjerë Prokuroria ka kërkuar përkatësisht 5 dhe 2 vite burg, për veprat penale të përkrahjes së autorit të krimit dhe veprimeve që pengojnë drejtësinë.

Nga hetimet rezultoi se një prej tyre ka pritur në Malin e Zi Vladimir Kolën si dhe ka bërë përcjelljen e tij po nga ky shtet dhe ka siguruar dhomën e hotelit dhe qëndrimin duke përkrahur autorin e krimit. Ndërsa për të pandehurin tjetër, u kërkua dy vite burgim pasi ka kryer fshirjen e kamerave të sigurisë kur autori ka drekuar dhe ka kryer blerjen e mjetit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në tetor të vitit 2022 ku autorët u futën në rezidencë pasi çanë rrethimin e jashtëm, e qëlluan nga një distancë të afërt, nga një vend poshtë një peme ulliri./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet pretencavladimir kolavrasja