Një aksion i gjerë i Policisë së Shtetit ka çuar në pranimin e 11 personave në pranga dhe shpalljen në kërkim të dy të tjerëve, lidhur me vrasjen e bujshme të turistit 20-vjeçar portugez, L. V., ngjarje e ndodhur mëngjesin e 18 gushtit në ambientet e lokalit “Principote” në Ksamil.
I dyshuari kryesor për goditjen me thikë ndaj të riut, 29-vjeçari Sokrat Lipan (alias Sokrat Vata), u prangos në Levan të Fierit teksa po tentonte t'i shpëtonte kapjes i fshehur në bagazhin e një automjeti drejt Tiranës. bashkë me të u arrestuan edhe dy shtetasit turq, Ezgi Perlak (31 vjeçe) dhe Nuh Mahmutoglu (38 vjeç), të cilët e kishin ndihmuar për t'u larguar nga vendngjarja.
Hetimet zbuluan se konflikti nisi me përleshje fizike brenda lokalit, ku u përfshinë punonjës të sigurisë, kamarierë dhe persona të tjerë. Policia ka vënë në pranga disa prej tyre për moskallëzim krimi dhe përfshirje në sherri, ndërsa vëren se katër roje sigurie që ndodheshin në vendngjarje nuk ndërhynë fare për të parandaluar tragjedinë e as nuk njoftuan autoritetet.
Po ashtu, policia ka shpallur në kërkim 29-vjeçarin David Heurtevent, i cili dyshohet se e ka goditur me grushte viktimën dhe akuzohet për “Vrasje me dashje” kryer në bashkëpunim bashkë me Sokrat Lipanin, si dhe 36-vjeçarin Bekim Bulica.
Lista e plotë e të arrestuarve dhe personave në kërkim: Të arrestuar: Sokrat Lipan (alias Sokrat Vata), Nuh Mahmutoglu, Ezgi Perlak, Serxhi Selimi, Ervis Bunci, Ildi Cekani, Murat Zhabina, Miosid Matushaj, Luciano Seferi, Romeo Shehu, Kristi Koshi.
Në kërkim: David Heurtevent dhe Bekim Bulica.

