Pamje nga vendi i ngjarjes Në lokalin “Principote” ndodhej edhe pronari Bekim Bulica. Policia thotë se ai u arratis pas ngjarjes Policia ka zbuluar detaje të reja nga vrasja e turistit portugez, Luis Miguel Varela Mendes, mëngjesin e sotëm në Ksamil, duke rindërtuar dinamikën e konfliktit dhe rolin e personave që ndodheshin në beach-bar “Principotes”.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, policia ka arrestuar 11 persona dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë. Mes personave në kërkim është edhe pronari i “Principotes”, Bekim Bulica.
Sipas Policisë së Shtetit, konflikti nisi rreth orës 05:15 në ambientet e “Principotes” dhe më pas vijoi në plazhin e lokalit “Paradise”.
Gjatë përplasjes, Sokrat Vata dyshohet se goditi disa herë me thikë turistin portugez. Një tjetër person, D. H., të cilin policia e ka shpallur në kërkim, dyshohet se e goditi viktimën me grushte.
Policia dhe Prokuroria e Sarandës po i hetojnë Vatën dhe D. H. për “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Konflikti dyshohet se kishte nisur pas ngacmimit të një vajze. Policia thotë se katër kamarierë të “Principotes”, S. S., E. B., M. Zh. dhe I. C., u përfshinë në konflikt dhe e goditën turistin me grushte përpara se Sokrat Vata ta godiste me thikë. Sipas njoftimit, ata u larguan më pas nga vendi i ngjarjes.
Në momentin e konfliktit, sipas policisë, M. M., punonjës policie në D.R.K.M. Gjirokastër, L. S., punonjës i I.E.V.P. Fier, R. Sh., punonjës i Policisë Bashkiake Gjirokastër, dhe K. K. ushtronin rolin e bodyguard-ëve në “Principotes”.
Policia deklaron se këta persona nuk ndërhynë për të parandaluar ngjarjen dhe, pasi turisti u godit, nuk njoftuan autoritetet.
Në ambientet e lokalit ndodhej edhe pronari Bekim Bulica. Sipas policisë, ai u largua pas ngjarjes pa e kallëzuar atë tek autoritetet. Policia e ka shpallur Bulicën në kërkim dhe ka referuar ndaj tij veprën penale “Moskallëzim i krimit”.
Hetimi ka zbardhur ndërkohë edhe tentativën e Sokrat Vatës për t'u larguar nga zona.
Policia e kapi atë paraditen e sotme në Levan të Fierit, të fshehur në bagazhin e një automjeti. Makinën e drejtonte E. P., 31 vjeçe, ndërsa N. M., 38 vjeç, udhëtonte si pasagjer. Të dy janë shtetas turq.
Sipas policisë, ata njiheshin me Vatën dhe e kishin fshehur në bagazh për ta transportuar drejt Tiranës. Policia i arrestoi të dy për “Përkrahje të autorit të krimit”.
Për zbardhjen e ngjarjes, Komisariati i Policisë Sarandë shoqëroi 41 persona. Hetimet e para përfunduan me 11 të arrestuar dhe dy persona në kërkim.
U arrestuan shtetasit:
Sokrat Lipan alias Sokrat VataNuh Mahmutoglu dhe Ezgi Perlak, të dy me shtetasi turkeSerxhi SelimiErvis BunciIldi CekaniMurat ZhabinaMiosid MatushajLuciano SeferiRomeo ShehuKristi Koshi
U shpallën në kërkim shtetasit:David Heurtevent,Bekim Bulica;
"Në vijim të veprimeve për zbardhjen e rrethanave, dokumentimin ligjor, kapjen dhe arrestimin e autorit, si dhe të personave të tjerë të përfshirë në vrasjen e 20-vjeçarit portugez, mëngjesin e sotëm në Ksamil, Sarandë, ju informojmë se:Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, si dhe koordinimit të punës mes Komisariatit të Policisë Sarandë, Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, paraditen e sotme, në Levan, Fier, u kap në bagazhin e një automjeti autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi S. L., alias S. V., 29 vjeç.
Ky shtetas udhëtonte në bagazhin e një automjeti që drejtohej nga shtetasja E. P., 31 vjeçe, dhe pasagjer shtetasi N. M., 38 vjeç, të dy me shtetësi turke, të cilët kishin njohje me autorin dhe e kishin fshehur në makinë, me qëllim që ta transportonin drejt Tiranës.
Po në kuadër të veprimeve për dokumentimin e plotë ligjor të vrasjes së 20-vjeçarit, në Komisariatin e Policisë Sarandë u shoqëruan 41 shtetas.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
S. L., alias S. V., 29 vjeç, banues në fshatin Helshan, Has;N. M., 38 vjeç, dhe E. P., 31 vjeçe, të dy me shtetësi turke;S. S., 24 vjeç, banues në Ersekë;E. B., 24 vjeç, banues në Peshkopi;I. C., 21 vjeç, banues në Librazhd;M. Zh., 27 vjeç, banues në Elbasan;M. M., 24 vjeç, banues në Gjirokastër;L. S., 44 vjeç, banues në Gjirokastër;R. Sh., 35 vjeç, banues në Gjirokastër;K. K., 29 vjeç, banues në Gjirokastër.
Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit D. H., 29 vjeç, banues në Tiranë, dhe B. B., 36 vjeç, banues në Tiranë.Nga veprimet hetimore rezulton se:
Në orën 05:15, të datës 18.08.2026, në ambientet e lokalit “Principote” dhe më pas në plazhin e lokalit “Paradise”, në Ksamil, gjatë një konflikti midis disa personave, shtetasi S. L., alias S. V., dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) disa herë në trup shtetasin e huaj portugez L. V., 20 vjeç. Po në të njëjtën kohë, edhe shtetasi D. H., tashmë i shpallur në kërkim, e ka goditur me grushte 20-vjeçarin. Të dy këta shtetas akuzohen për vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim.
Ndërsa shtetasit S. S., E. B., M. Zh. dhe I. C., të cilët janë kamarierë në lokalin “Principote”, janë përfshirë në konfliktin e mësipërm, duke goditur me grushte 20-vjeçarin, para se ta godiste me mjet prerës shtetasi S. V., dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Në momentin e kësaj ngjarjeje, në lokalin “Principote” kanë qenë në rolin e bodyguard-ëve shtetasit M. M. (punonjës policie D. R. K. M. Gjirokastër), L. S. (punonjës i I. E. V. P. Fier), R. Sh. (punonjës i Policisë Bashkiake Gjirokastër) dhe K. K., të cilët kanë pasur rolin e sigurisë dhe nuk kanë ndërhyrë për parandalimin e kësaj ngjarjeje, që fillimisht ka nisur në ambientet e lokalit “Principote”, si dhe, pas ngjarjes, nuk kanë njoftuar autoritetet e Policisë së Shtetit.
Gjithashtu, në momentin e ndodhjes së kësaj ngjarjeje, në ambientet e lokalit “Principote” ka qenë edhe pronari i tij, shtetasi B. B., i cili, pas ngjarjes, është larguar duke mos kallëzuar në autoritetet përkatëse.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për shtetasit S. V. dhe D. H., për veprën penale “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim; për shtetasit N. M. dhe E. P., për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”; për shtetasit S. S., E. B., M. Zh., I. C., L. S., K. K., B. B. dhe R. Sh., për veprën penale “Moskallëzim i krimit”; si dhe për shtetasin M. M., për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshmërisë”.-thuhet në njoftimin e policisë.policia vrasja ne ksamil Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Ndezi tre vatra zjarri dhe flakët përfshinë pyllin, arrestohet 65-vjeçari në Mirditë 18 Gusht 2026, 20:0920:09Kronike Aksident i rëndë në Tiranë, 23-vjeçari përplas për vdekje këmbësoren 18 Gusht 2026, 19:0419:04Kronike Vrasja e Ornella Forastefanos, shqiptari Elvis Metvelaj hesht para gjykatës! 18 Gusht 2026, 18:0218:02Kronike U godit për vdekje me shkop bejsbolli, dënohet sërish një prej të përfshirëve në vrasjen e shqiptarit 18 Gusht 2026, 16:4516:45Kronike Detaje të reja nga vrasja e portugezit te “Principote”, shkon në 12 numri i të arrestuarve; mes tyre edhe një efektiv i Burgjeve 18 Gusht 2026, 16:4516:45Kronike Atentati i dështuar në Elbasan, Gjykata lë në burg Poli Boriçin: S’doja ta vrisja 18 Gusht 2026, 15:5015:50Kronike

