Lajme Zone
Vrasja në Qafë-Gjashtë, pranga autorëve/ Arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo
BotëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Vrasja në Qafë-Gjashtë, pranga autorëve/ Arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Policia e Shtetit ka njoftuar arrestimin në Greqi të dy shtetasve të shpallur në kërkim për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 7 maj 2026, në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku u vra me armë zjarri një 66-vjeçar.

Policia e Shtetit ka njoftuar arrestimin në Greqi të dy shtetasve të shpallur në kërkim për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 7 maj 2026, në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku u vra me armë zjarri një 66-vjeçar.

Arrestimet u kryen në kuadër të një tjetër faze të operacionit të koduar “The Wanted”, si rezultat i bashkëpunimit mes strukturave të Interpolit në Shqipëri dhe homologëve të tyre në Athinë.

Sipas njoftimit zyrtar, në Greqi u arrestua përkohësisht, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 37-vjeçari Lulzim Tabaku, i dyshuar si autor i vrasjes së shtetasit Rexhep Ismaili. Për të, Gjykata e Sarandës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kanosja”, kryer në bashkëpunim. Në pranga ka rënë edhe 40-vjeçari Idriz Çelo, i cili dyshohet se ishte përfshirë në konfliktin me sende të forta që parapriu vrasjen. Ai u kap në ishullin e Korfuzit, ku, sipas policisë, qëndronte duke përdorur identitet të rremë.

Për 40-vjeçarin, Gjykata e Sarandës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Moskallëzimi i krimit”, “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Nga hetimet dyshohet se më 7 maj 2026, pas një konflikti me sende të forta mes disa personave, 37-vjeçari ka qëlluar me pistoletë 66-vjeçarin Rexhep Ismaili, në ambientet e lokalit të këtij të fundit, në fshatin Gjashtë të Sarandës.

Policia bën me dije se vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim lidhur me këtë ngjarje.

Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet greke, po punon për përfundimin e procedurave të ekstradimit të dy të ndaluarve drejt Shqipërisë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet