Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Erion Veliaj ndryshon burg/ Kryebashkiaku transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier


Drejtoria e Burgjeve ka ndryshuar institucionin e vuajtjes së dënimit për kryebashkiakun Erjon Veliaj. Nga burgu i Durrësit, Erjon Veliaj është transferuar drejt burgut të Fierit.

Drejtoria e Burgjeve ka ndryshuar institucionin e vuajtjes së dënimit për kryebashkiakun Erjon Veliaj. Nga burgu i Durrësit, Erjon Veliaj është transferuar drejt burgut të Fierit.

Lëvizja mësohet se nuk është bërë me kërkesë të kryebashkiakut Erjon Veliaj, i cili mbahej që nga shkurti i vitit 2025 në burgun e Durrësit, ndërsa ende nuk dihen motivet e këtij transferimi nga ana e Drejtorisë së burgjeve.

Ditën e sotme ai është zhvendosur nga burgu i Durrësit drejt burgut të Fierit, ndërkohë që kujtojmë se ky i fundit u arrestua në shkurt të vitit 2025, ndërkohë që Prokuroria e Posaçme ka listuar të paktën 13 akuza të tilla si korrupsioni, pastrimi i parave, mosdeklarimi i pasurisë, përdorimi i detyrës dhe futja e sendeve në burg, ndërkohë që shumica e akuzave të ngritura nga prokuroria e posaçme për të janë lidhur me korrupsionin pasiv kryer nëntë raste. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet DurrësfierVeliaj