Pamje nga vendi i krimit Moisid Matushaj, specialist hetimi në Kufirin e Gjirokastrës, dyshohet se ishte i përfshirë në konfliktin që parapriu vrasjen dhe se ndihmoi autorin e dyshuar të largohej nga vendngjarja Detaje të reja dalin nga hetimet për vrasjen e 20-vjeçarit Miguel Mendes në Ksamil, ngjarje për të cilën është arrestuar Sokrat Vata.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndaluar Moisid Matushajn, punonjës të Policisë së Shtetit, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në konfliktin që parapriu vrasjen dhe se ka ndihmuar Sokrat Vatën të largohej nga vendngjarja.
Matushaj është specialist hetimi në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër. Krahas detyrës në Policinë e Shtetit, ai punonte si bodyguard në të njëjtin grup të kompanisë “Orange Elite Security”, ku punonte edhe Sokrat Vata.
Përveç Matushajt, mësohet se janë shoqëruar mbi 30 persona, të cilët po merren në pyetje për të rindërtuar dinamikën e konfliktit dhe për të përcaktuar rolin e personave që ndodheshin në vendngjarje.
Sokrat Vata, 29 vjeç, u arrestua disa orë pas vrasjes në aksin Levan-Fier, gjatë një operacioni të përbashkët të Policisë së Vlorës dhe Fierit.
Në momentin e kapjes, ai ishte fshehur në bagazhin e një automjeti që drejtohej nga një shtetase turke 31 vjeçe. Në automjet ndodhej si pasagjer edhe një shtetas turk 38 vjeç. Të dy shtetasit turq u shoqëruan për veprime të mëtejshme procedurale.
Miguel Mendes u gjet pa shenja jete rreth orës 05:15, në shezlongët e plazhit përpara një lokali në Ksamil. Sipas të dhënave të siguruara, 20-vjeçari kishte marrë disa goditje me thikë në shpinë dhe kraharor. Vdekja e tij ka qenë e menjëhershme.
I riu ndodhej në Ksamil së bashku me një grup bashkëkombësish të ardhur për turizëm, ndërsa shkaku i konfliktit dyshohet se lidhet me një vajzë. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Shkrumbohet autobusi pranë kalasë së Beratit 18 Gusht 2026, 12:2912:29Kronike Në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohet 43-vjeçari në Gjirokastër; pritet ekstradimi drejt Spanjës 18 Gusht 2026, 12:1712:17Kronike Makina përplas monopatinën në Vlorë, plagoset rëndë drejtuesi 18 Gusht 2026, 11:4611:46Kronike Policia jep detaje nga arrestimi i Sokrat Vatës, shoferja dhe pasagjeri i makinës shtetas turq 18 Gusht 2026, 11:1411:14Kronike Video/ Vrau 20-vjeçarin dhe u fsheh në bagazhin e një makine, ja momenti kur arrestohet Sokrat Vata 18 Gusht 2026, 11:0211:02Kronike Vrau 20-vjeçarin francez në Ksamil, kapet në Levan truproja i "Principotes" 18 Gusht 2026, 10:2210:22Kronike
