Edi Rama & Shkëlzen Berisha & Ilir Shtufi Nga lejet e kullave te qelia/ Ilir Shtufi shpërthen ndaj Ramës në Greqi: Po më godet politikisht Ndonëse ka marrë pa fund leje ndërtimi dhe ka pasur lidhje të forta me politikën, biznesmeni Ilir Shtufi ka drejtuar gishtin nga Edi Rama për arrestimin që iu bë pak kohë më parë. Ai u arrestua në Greqi më 12 qershor, pas një urdhër-arresti të lëshuar nga SPAK, pasi akuzohet se pastronte paratë e krimit përmes ndërtimit. Ai arriti të dilte nga territori gjatë kohës që nisën arrestimet, por u lokalizua në Greqi, ku edhe mbahet në burg.
Mirëpo, sipas “Kathimerinit”, ai ka përdorur një kartë tjetër për të shmangur ekstradimin. Sipas medias greke, Shtufi akuzon Ramën se po e godet qëllimisht. Pra duket se pazaret janë prishur. “Një biznesmen 53-vjeçar shqiptar i ndërtimit dhe energjisë, i cili u arrestua në Selanik më 12 qershor sipas një urdhër-arresti ndërkombëtar, mohon akuzat e prokurorëve shqiptarë se ai ka pastruar fitimet nga trafikimi i drogës, duke e quajtur rastin një sulm të motivuar politikisht nga kryeministri Edi Rama. Prokuroria Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e Shqipërisë thotë se ai i përkiste një rrjeti që pastronte miliona euro, dollarë dhe peso midis viteve 2018 dhe 2023 përmes firmave të tregtimit të mishit, frutave dhe qymyrit dhe një kompanie ndërtimi që ndërtonte hotele dhe zyra në Tiranë”, thuhet në artikull.
Pak javë më parë, Gjykata e Apelit të Selanikut vendosi në favor të kërkesës së autoriteteve shqiptare për dorëzimin e biznesmenit 53-vjeçar.
Sipas raportimeve, Gjykata e Apelit të Selanikut pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare, duke vlerësuar se ishin plotësuar kushtet ligjore për ekstradimin. Gjykata nuk shqyrtoi themelin e çështjes penale apo provat ndaj biznesmenit, por vetëm kriteret procedurale që lidhen me ekzekutimin e kërkesës së ekstradimit. Dosjet e SPAK-ut: Ergys Agasi në bisedë me Edi e Olsi Ramën; Ilir Shtufi, mesazhe me Shkëlzen Berishën e Jamarbër Malltezin
13 Gusht, 13:52 Gjatë seancës, Shtufi kundërshtoi ekstradimin dhe mohoi akuzat. Ai pretendoi se po përballet me një ndjekje me motive politike dhe se nuk do të kishte një proces të drejtë gjyqësor në Shqipëri.
“Jam sipërmarrës që nga viti 1994, menaxhoj mbi 20 kompani në Shqipëri, të fokusuara në sektorët e ndërtimit dhe energjisë”, deklaroi ai para gjykatës, duke shtuar se është ndër biznesmenët që paguan më shumë taksa në vend. “Më akuzojnë se i shërbej opozitës në Shqipëri”, u shpreh ai, ndërsa kërkoi që kërkesa për ekstradim të mos pranohej.
Shtufi u arrestua më 12 qershor 2026 në një hotel në Selanik nga autoritetet greke, pas një urdhër-arresti të lëshuar nga SPAK në kuadër të një operacioni të gjerë kundër një grupi të dyshuar për trafik ndërkombëtar kokaine dhe pastrim parash. Sipas dosjes hetimore të Prokurorisë së Posaçme, grupi dyshohet se ka trafikuar kokainë nga Amerika Latine drejt vendeve të Europës Perëndimore, ndërsa fitimet e aktivitetit kriminal janë investuar më pas në pasuri të paluajtshme, kompani ndërtimi dhe biznese të tjera në Shqipëri.
Shtufi njihet gjerësisht për miqësinë me Shkëlzen Berishën dhe familjen e ish-kryeministrit. Por, pavarësisht kësaj, ai dhe shumë të tjerë janë shpërblyer nga Edi Rama me leje ndërtimi. Ai është ndërtues i disa kullave në Tiranë, mes tyre gradaçelës që do të quhet “Mali i Tiranës”, e cila pritet të jetë 65 kate, 58 kate mbi tokë dhe 7 kate nën tokë, si dhe 185 metra e lartë. Në kërkim nga SPAK/ Ilir Shtufi merr “viston” për kompleks vilash “Garden Hills” në Himarë
11 Korrik, 11:13 Në 26 Qershor 2026, pra, gjatë kohës që ai qëndronte në arrati, Këshilli Teknik në Ministrinë e Turizimit, ka dhënë miratimin që një prej kompanive të tij të vijojë procedurat për lejen për ndërtimin e një kompleksi vilash në zonën e Himarë, në bregdetin e Jugut. Këshilli i drejtuar nga Endri Haxhiu ka miratuar raportin e vëzhgimit arkeologjik sipërfaqësor hartuar në kuadër të projektit “Resort turistik dhe rezidencial ‘Garden Hills’ me objekt hotelerie me 3 – 4 kate mbi tokë dhe 1-2 kat nëntokë dhe objekte me 2 dhe 3 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me zhvillues subjektet “Unlimited Construction” sh.p.k. dhe “Constructal” sh.p.k”.
Pra, duket se me arrestimin e tij janë prishur pazaret dhe tani Shtufi është hedhur në sulm. /Pamfletiilir shtufi rama 2 Komente A Angjello Skalioni 18 Gusht 2026, 12:44 KY TIPI ME MBIEMRIN Shtufi OSH PJESE E QELBUR E USHTRISE SE BIZNESMENEVE TRAFIKANT TE KOMANDANTEVE SALI BERISHA E ED RAMA, QE LUAJNE ME DY PORTA E PASTROJNE PARET E QELBURA TE TYRE DHE TE KOMANDANTEVE/ BRAVO SPAK, DUHET ME JUA HEDH CELSAT E BURGUT NE DET DHE TI KONFISKOJNE PASURITE E VENA ME PARE TE PISTA. KY ESHTERI NDER ATA QINDRA TE PJELLA NGA TRAFIKU I DROGES, PASTRIMI I PAREVE TË HAJNVE POLITIK E PUSHTVE QEVERISES TE GJITHA KRAHEVE POLITIK. SA QESHARAK BEHEN KU VEN SI MBUROJE GODITJEN PER MOTIVE POLITIKE, FUCK BASHKE ME RAM BERISHN. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Shqipëria ‘zien’ nga protestat, Rama nxjerr nga sirtari “Shtetin Bektashi” 18 Gusht 2026, 11:2511:25Politike Një brez në protestë: si Gjenerata Z po sfidon korrupsionin dhe pabarazinë në mbarë botën 18 Gusht 2026, 08:3008:30Politike Bota po rrëshqet drejt autokracisë 17 Gusht 2026, 22:3622:36Politike Dy emra, një sistem: Shqipëria e “çimentuar” mes Ramës dhe Berishës! 17 Gusht 2026, 18:5418:54Politike Paradoksi i Trump, si aleati i autokratëve po kthehet në nxitje për demokracinë 17 Gusht 2026, 17:5717:57Politike Flamingot, Alex Soros nxeh lojën: Dërgon më 20 Gusht flotiljen e Gaza-s në Sazan 17 Gusht 2026, 13:2513:25Politike

