Lajme Zone
“Principote” e bandës Bulica: turizmi që Edi Rama i ofron BE-së; vrasje, pengmarrje dhe trafik droge
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

“Principote” e bandës Bulica: turizmi që Edi Rama i ofron BE-së; vrasje, pengmarrje dhe trafik droge

Pas ngjarjes është shpallur në kërkim edhe Bekim Bulica, pronari i lokalit “Principotes” ku ndodhi krimi, një emër për të cilin prej kohësh kanë qarkulluar informacione dhe raportime për lidhje të dyshuara me trafikun ndërkombëtar të drogës dhe pastrimin e parave.

Dosja e zezë e Bekim Bulicës Vrasja e turistit francez në Ksamil zbulon rrjetin kriminal të Bekim Bulicës, për të cilin autoritetet franceze kishin dërguar prej kohësh paralajmërime për trafik droge dhe pastrim parash, por institucionet shqiptare nuk vepruan, pasi ishin korruptuar nga grupi i drogës “Bulica”. Një ngjarje që nxorri zbuluar shtetin shqiptar para BE... Vrasja e turistit 20-vjeçar Miguel Mendes në Ksamil nxjerr në sipërfaqe një histori shumë më të rëndë sesa konflikti që përfi me goditjet fatale me thikë.

Pas ngjarjes është shpallur në kërkim edhe Bekim Bulica, pronari i lokalit “Principotes” ku ndodhi krimi, një emër për të cilin prej kohësh kanë qarkulluar informacione dhe raportime për lidhje të dyshuara me trafikun ndërkombëtar të drogës dhe pastrimin e parave.

Ironia është e rëndë: një turist francez vritet në Shqipëri, ndërsa pikërisht nga Franca kishin ardhur prej kohësh informacione për aktivitetin kriminal që i atribuohet rrjetit të Bulicës.

Më 24 prill 2025, “Le Parisien” raportoi për një rrjet shqiptar që operonte dy “call center” të shpërndarjes së kokainës në Paris dhe periferi. Tetë persona, shtatë shqiptarë dhe një francez, u vunë nën akuzë për trafik droge, pastrim parash dhe organizatë kriminale.

Më 20 shkurt 2026, gazeta franceze raportoi një tjetër goditje ndaj shpërndarësve shqiptarë të kokainës në Paris dhe Hauts-de-Seine. Mediat franceze jehonë Bekim Bulicës, e referojnë si “Zamir”… Si po pastrohen paratë e kokainës së Parisit nga Tirana në Ksamil

11 Prill, 19:25 Sipas informacioneve të siguruara më herët nga “Pamfleti”, në total 15 të rinj shqiptarë kanë përfunduar në burgjet franceze në çështje të lidhura me këtë rrjet, ndërsa autoritetet franceze kanë përcjellë informacione dhe letërporosi drejt institucioneve shqiptare.

Në materialet e mbërritura në redaksi, Bekim Bulica identifikohet si personi që qëndron pas rrjetit, ndërsa përmendet edhe ortaku i tij me inicialet A.C.

Por ndërsa të rinjtë që shpërndanin drogën përfnin në burgjet franceze, në Shqipëri Bulica vazhdonte aktivitetin e tij.

Sipas burimeve të “Pamfletit”, BKH ka nisur hetime për pastrim parash, ndërsa në dosjet e drejtësisë janë evidentuar lidhje të Bulicës me kompani të regjistruara në emër të familjarëve të tij. Kapobanda Bekim Bulica, me 2 call center kokaine në mes të Parisit, 3 herë i raportuar nga policia franceze te organet e drejtësisë 7 Prill, 20:08 Mes tyre përmenden B&F Diagnostics sh.p.k., me pronare L.B. dhe F.P., si dhe Bulica Pharma sh.p.k., me pronare L.B.

Informacione të tjera të siguruara nga “Pamfleti” tregojnë se edhe SHISH ka raportuar prej kohësh pranë institucioneve për aktivitetin e dyshuar të Bulicës.

Policia kishte shkuar madje edhe në lokalin luksoz në Ksamil. Sipas burimeve të “Pamfletit”, gjatë një kontrolli në këtë ambient janë konstatuar elemente që lidhen me informacionet e ardhura nga agjencitë partnere franceze. Megjithatë, Bulica nuk u arrestua. Bekim Bulica: nga tentativat për vrasje te pastrimi i parave në zemër të Ksamilit

16 Qershor, 15:36 Dhe pikërisht në këtë pikë vrasja e turistit merr një dimension tjetër.

Në lokalin e Bulicës nuk punonin vetëm persona privatë. Hetimet pas vrasjes kanë çuar edhe te Moisid Matushaj, punonjës i Policisë së Shtetit me detyrë specialist hetimi në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër.

Matushaj punonte paralelisht si bodyguard në të njëjtin grup sigurie me Sokrat Vatën, autorin e dyshuar të vrasjes së francezit. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e ka ndaluar Matushajn, pasi dyshohet se ishte i përfshirë në konfliktin që parapriu krimin dhe se ndihmoi Vatën të largohej.

Pra, në një ambient për të cilin institucionet kishin marrë informacione, gjendeshin të punësuar njëkohësisht punonjës policie dhe persona të skeduar për veprimtari kriminale.

“Principote”, paratë e drogës dhe paralajmërimet

“Pamfleti” ka raportuar prej rreth dy vitesh për Bekim Bulicën dhe burimin e dyshuar të parave që kanë financuar aktivitetet e tij. Sipas informacioneve të publikuara më herët, edhe “Principote” është financuar me para të ardhura nga aktiviteti i trafikut ndërkombëtar të drogës në linjën Londër-Paris.

Pikërisht këto janë pretendimet që duhet të kishin vënë prej kohësh në lëvizje institucionet: nga buronin paratë, cilat kompani përdoreshin, kush ishin personat e lidhur me rrjetin dhe si ishte ndërtuar aktiviteti në Ksamil?

Sot pyetjet janë shumë më të rënda, sepse nuk bëhet më fjalë vetëm për para apo drogë. Një 20-vjeçar ka humbur jetën.

Ky është turizmi që i ofrohet Europës?

Qeveria e Edi Ramës e ka kthyer turizmin në një nga kartat kryesore të propagandës së saj ndërkombëtare. Miliona turistë, resorte, plazhe dhe Shqipëria si destinacioni i ri i Europës janë pjesë e pandashme e narrativës qeveritare. Por vrasja e Miguel Mendes tregon anën tjetër të medaljes.

Një turist i huaj vjen për pushime në Ksamil dhe përfn i vrarë me thikë. Autori i dyshuar kapet disa orë më vonë i fshehur në bagazhin e një makine. Një punonjës policie dyshohet se e ka ndihmuar të largohet. Ndërsa pronari i lokalit, Bekim Bulica, shpallet në kërkim pas ngjarjes. Kush fshihet pas ‘Principotes’ në Ksamil? Miliona euro investim në emrin e një pensionisteje nga Kukësi: Policia e dorëzuar!

20 Gusht, 11:01 Dhe e gjithë kjo ndodh ndërsa për Bulicën, kishte raporte nga Franca, informacione të SHISH, të dhëna në organet e drejtësisë dhe madje kontrolle policore në lokalin e tij.

Një vrasje e tillë godet drejtpërdrejt edhe imazhin e turizmit shqiptar. Siguria e turistëve nuk garantohet me reklama, video promovuese apo shifra vizitorësh, por duke mos lejuar që zona turistike të kthehen në territore ku krimi dhe njerëzit me uniformë ndërthuren.

Sot Bekim Bulica është në kërkim. Por pyetja që rëndon mbi institucionet është shumë më e madhe: pse nuk u veprua kur informacionet ishin në tavolinë dhe pse u desh të vritej një turist 20-vjeçar që shteti të kujtohej për Bekim Bulicën? /Pamfletibulica rama be vrasje Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Shqipëria drejt rihapjes së basteve online: Mundësi, pikëpyetje dhe kritika për transparencën 17 Gusht 2026, 16:5116:51Anti-Mafia Qeveria hungareze nis hetim zyrtar për 4iG, çfarë do të ndodhë me One Albania? 16 Gusht 2026, 14:4514:45Anti-Mafia Baste ilegale, call-center, trafik droge dhe tenderë/ Kush fshihet pas Shkëlzen Betaj, ish nr.2 i Hipotekës qe do financojë 5 kulla nga Tirana ne Velipojë? 15 Gusht 2026, 12:4012:40Anti-Mafia Dosja e Gjuhadolit, projekti para ekspertizës dhe licenca e refuzuar; çfarë i duhet të shpjegojë ministrit Blendi Gonxhe 14 Gusht 2026, 08:3708:37Anti-Mafia Etleva Shkoza (Çoka) merr leje për kulla 30 kate; kush fshihet pas arkitektes me 3 mbiemra? 13 Gusht 2026, 17:4017:40Anti-Mafia Kryetari i KPP, Ismail Shehu delegon kompetencat 10 ditë pas emërimit, modeli i ministrave për t'i shpëtuar SPAK-ut 13 Gusht 2026, 10:5010:50Anti-Mafia