Shqiptari dhe partnerja që vrau E priti në makinë, më pas iu afrua 45-vjeçares/ Zbardhet dinamika e krimit në Greqi dhe detajet e reja të hetimit Detaje të reja kanë dalë këtë të hënë për vrasjen e 45-vjeçares në Nea Smyrni të Athinës, një ditë pas krimit që përfi edhe me vdekjen e autorit, një 48-vjeçar shqiptar.
Media greke “Newsbomb” ka publikuar pamje dhe të dhëna nga kamerat e sigurisë, të cilat kanë regjistruar lëvizjet e 48-vjeçarit dhe dinamikën e ngjarjes. Materiali filmik është tashmë një nga provat që autoritetet greke po përdorin për të rindërtuar minutë pas minute atë që ndodhi.
Sipas “Newsbomb”, pamjet tregojnë viktimën dhe 48-vjeçarin duke komunikuar për pak minuta përpara të shtënave. Më pas, burri nxjerr armën dhe qëllon 45-vjeçaren. Kamerat kanë regjistruar gjithashtu lëvizjet e tij para dhe pas të shtënave.
Të dhënat e reja tregojnë se takimi mes tyre nuk ishte i rastësishëm. Hetuesit po përpiqen të përcaktojnë nëse 48-vjeçari kishte shkuar në zonë me vendimin e marrë për ta vrarë gruan dhe nëse krimi ishte përgatitur më herët.
Sipas informacioneve të publikuara nga mediat greke, 45-vjeçarja ishte e divorcuar dhe jetonte së bashku me vajzën e saj të mitur. Fëmija nuk ndodhej me të në momentin e vrasjes.
“Newsbomb” raporton se policia po heton marrëdhënien që viktima kishte pasur me 48-vjeçarin. Dëshmi të mbledhura gjatë hetimit flasin për xhelozi dhe kërcënime të mundshme në të kaluarën, por autoritetet po verifikojnë këto pretendime për të përcaktuar motivin e saktë të krimit.
Nga kontrollet e deritanishme, sipas medias greke, policia nuk ka konstatuar në bazat e saj raste të mëparshme të regjistruara për dhunë në familje mes 48-vjeçarit dhe viktimës. Vrasja e dyfishtë në Greqi, kush është 48-vjeçari i dënuar 10 vite më parë për përndjekje ndaj ish të dashurës
23 Gusht, 13:26 Hetuesit kanë marrë telefonat celularë të 45-vjeçares dhe po analizojnë komunikimet e saj. Qëllimi është të përcaktohet se çfarë raporti kishte ajo me autorin në periudhën e fundit dhe nëse kishte pasur mesazhe, telefonata apo kërcënime përpara vrasjes.
Në hetim ka hyrë edhe aktiviteti i 48-vjeçarit në rrjetet sociale. Sipas “Newsbomb”, në një prej fotografive të publikuara në profilin e tij ai shfaqej me një armë. Autoritetet po verifikojnë edhe këtë element dhe nëse arma e fotografuar ka lidhje me atë të përdorur në krim.
“Proto Thema” sjell ndërkohë të tjera detaje për mënyrën se si ndodhi vrasja. Sipas medias greke, 48-vjeçari kishte mbërritur pranë pallatit ku banonte gruaja, në rrugën Grigoriou Kydonion në Nea Smyrni, dhe e kishte pritur atë brenda automjetit të tij.
Kur 45-vjeçarja doli nga ndërtesa, shqiptari zbriti nga makina dhe iu afrua. Pas kontaktit të shkurtër mes tyre, ai nxori revolverin dhe e qëlloi. Gruaja u godit në trup dhe në fytyrë dhe humbi jetën në vend.
Menjëherë pas vrasjes, sipas rindërtimit të publikuar nga “Proto Thema”, 48-vjeçari përdori të njëjtën armë për të vrarë veten. Policia sekuestroi revolverin në vendngjarje, ndërsa ekspertët po e analizojnë atë në kuadër të hetimeve.
“Proto Thema” raporton gjithashtu se 48-vjeçari ishte i martuar dhe kishte një fëmijë. Policia ka marrë në pyetje bashkëshorten e tij, e cila, sipas medias greke, ka deklaruar se nuk kishte dijeni për një marrëdhënie të mundshme të burrit të saj me 45-vjeçaren.
Një pjesë tjetër e hetimeve është përqendruar te e kaluara e autorit shqiptar. “Proto Thema”, duke iu referuar informacioneve të publikuara në Shqipëri, shkruan se 48-vjeçari kishte pasur probleme me drejtësinë shqiptare.
Sipas medias greke, ai ishte arrestuar në Tiranë në vitin 2016, nën akuzën për përdhunimin e bashkëshortes së tij. “Proto Thema” raporton gjithashtu se emri i tij ishte përfshirë në një çështje për përndjekje. Këto të dhëna paraqiten nga media greke si pjesë e historikut të 48-vjeçarit, ndërsa hetuesit po ndërtojnë profilin e tij dhe po kërkojnë të përcaktojnë rrethanat që çuan në krimin e Nea Smyrnit.
Një tjetër element që po shqyrtohet lidhet me një denoncim të bërë nga viktima në korrik të vitit 2024. Sipas “Proto Thema”, 45-vjeçarja ishte paraqitur në komisariatin e Akropolit dhe kishte deklaruar se një ish-partner nuk po i kthente një motor pas përfundimit të marrëdhënies së tyre.
Autoritetet po verifikojnë nëse personi për të cilin viktima kishte bërë atë denoncim ishte 48-vjeçari shqiptar. Deri në këtë fazë, kjo lidhje nuk është konfirmuar përfundimisht.
Policia ka kontrolluar gjithashtu banesën e autorit në Tavros, ku, sipas “Proto Thema”, ka sekuestruar pajisje elektronike, dokumente dhe materiale të tjera që do t'i nënshtrohen ekspertizës.
Krahas pamjeve të kamerave, hetuesit po analizojnë telefonat, komunikimet elektronike dhe dëshmitë e familjarëve e personave që njihnin viktimën dhe autorin. Synimi është të përcaktohet natyra e marrëdhënies së tyre, nëse 45-vjeçarja kishte marrë kërcënime dhe nëse 48-vjeçari e kishte planifikuar paraprakisht vrasjen.
Pamjet e kamerave kanë ndihmuar tashmë në rindërtimin e momenteve kryesore të krimit, ndërsa të dhënat që po dalin për të kaluarën e autorit dhe marrëdhënien e tij me viktimën pritet të jenë në qendër të hetimeve për zbardhjen e plotë të ngjarjes.vrasje greqi Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Humbi jetën në aksidentin në Manzë, trupi i 26-vjeçares Sara Brugnatelli mbërrin në Itali 24 Gusht 2026, 07:2407:24Kronike Zjarr te Uji i Ftohtë në Vlorë, flakët rrezikojnë disa hotele 23 Gusht 2026, 22:1822:18Kronike Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet drejt makinës së 24-vjeçarit; identifikohet dhe shpallet në kërkim autori 23 Gusht 2026, 20:2620:26Kronike Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, i dënuar për evazion fiskal 23 Gusht 2026, 20:1620:16Kronike Ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin, zbardhen pistat ku po heton policia; RENEA 'blindon' zonën! 23 Gusht 2026, 19:3119:31Kronike Emrat/ Policia jep detaje për vrasjen e dyfishtë në Dukagjin: Viktimat janë babë e bir! 23 Gusht 2026, 18:0918:09Kronike

