Bekim Bulica-turisti portugez Policia ka intensifikuar kontrollet në disa zona të Shqipërisë për kapjen e Bekim Bulicës, pronarit të “Principotes”, dhe Daniel Gjanës të shpallur në kërkim për vrasjen e turistit portugez. Kërkimet për Daniel Gjanën, alias Heurteven dhe Bekim Bulicën janë shtrirë në disa zona të vendit, ndërsa policia po punon për lokalizimin dhe kapjen e tyre në lidhje me vrasjen e turistit portugez në Ksamil.
Sipas gazetares Klodiana Lala, forcat e rendit po zhvillojnë kontrolle në Vorë, Kukës dhe në disa zona të Tiranës, bazuar në informacionet për vendet ku mund të qëndrojnë dy personat e shpallur në kërkim.
Vëmendje e veçantë është përqendruar në Vorë, ku dyshohet se mund të fshihet Daniel Gjana. Policia po kërkon gjithashtu Bekim Bulicën, pronar i “Principotes”.
Ndërkohë, hetuesit po verifikojnë edhe mundësinë që dy të kërkuarit të mos ndodhen më në Shqipëri. Sipas raportimit, ekzistojnë dyshime se ata mund të kenë kaluar në territorin e Kosovës, ndërsa kontrollet dhe veprimet për gjetjen e tyre po vijojnë. Si u vra portugezi në Ksamil? 20 vjeçari portugez, Luis Miguel Varela Mendes, erdhi në Shqipëri me një grup turistësh për të pushuar, por gjeti vdekjen pas një sherri me punonjësit e “Principotes”. Grupi i turistëve me të cilët kishte udhëtuar 20 vjeçari i ndjerë, një pjesë e tyre francezë, e një pjesë portugezë, kanë dëshmuar se nuk e parë momentin e vrasjes dhe e kanë mësuar vetëm në mëngjes kur ka mbërritur Policia.
Ndërkohë është zbardhur dinamika tronditëse, e cila solli në vrasjen e të riut. Raportohet se personi që ka nisur konfliktin me portugezin ka qenë David Heurtevent, një shqiptar me nënshtetësi britanike dhe banues në Tiranë. Sherri i cili dyshohet të jetë nisur për një vajzë, solli më tej përfshirjen e kamarierëve të lokalit, dhe të Sokrat Vatës.
Fillimisht David Heurtevent, i cili ishte klient në lokal, ka qëlluar me grushte të riun portugez dhe pasi dhunës makabre i janë bashkuar pjesëtarët e stafit, ka qenë Sokrat Vata, hasjani i cili e ka tërhequr zvarrë të riun duke e nxjerrë nga ambientet e “clubit”, e ka dërguar deri tek shezlongët e beach bar-it aty pranë “Paradise”, ku edhe e ka goditur me thikë për vdekje.
Më pas Moisid Matushaj, polici i cili punonte edhe si truprojë në “Principotes”, ka transportuar vrasësin e portugezit me një makinë në pronësi të tij deri në qendër të Ksamilit, dhe më pas me të njëjtën makinë është rikthyer në kompleksin luksoz. Vata më pas ka kontaktuar dy turqit, të cilëve u kërkoi ndihmë, deri në momentin që u arrestua në Levan brenda bagazhit. Dy turqit të arrestuar, Nuh Mahmutoglu dhe Ezgi Perlak deklaruan se me Vatën kishin krijuar raport shoqëror dhe se disa herë e kishin paguar si shoqërues personal.
David Heurtevent, startuesi i sherrit që solli ngjarjen e rëndë është shpallur në kërkim, ai bashkë me Vatën akuzohet për vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim, po ashtu kujtojmë se në kërkim është shpallur edhe pronari i lokalit Bekim Bulica, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes.
Kamarierët e përfshirë në konflikt janë Serxhi Selimi, Ervis Bunci, Ildi Cekani dhe Murat Zhabina, të cilët kanë goditur me grushte të riun portugez. Në momentin e konfliktit, në lokal kanë qenë në rolin e bodyguardëve efektivi i policisë Moisid Matushaj, punonjësi i policisë Bashkiake Romeo Shehu dhe Kristi Koshi, të akuzuar se nuk kanë ndërhyrë për parandalimin e ngjarjes dhe për mosnjoftimin e policisë së Shtetit, dhe të janë pezulluar nga detyra. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike MDMA, kokainë dhe mijëra euro, arrestohen dy shqiptarët në Mykonos 20 Gusht 2026, 11:5211:52Kronike Tragjedia në Durrës jehonë edhe në Itali, çifti i ri i vrarë në aksident po lëvizte me 114 kilometra në orë 20 Gusht 2026, 11:2411:24Kronike Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, kush është 32-vjeçari i arrestuar në Malësinë e Madhe 20 Gusht 2026, 11:2311:23Kronike Çmenduri në Itali/ Pas sherrit me gruan, shqiptari hidhet me makinë në det 20 Gusht 2026, 10:5110:51Kronike “S’do ta lë motrën rehat!”/ Zbardhet dosja e Refit Buzit, si kërcënoi ish-të fejuarën me foto dhe video intime 20 Gusht 2026, 10:3010:30Kronike Katër shqiptarë sulmohen me thika në Itali, njëri prej tyre në gjendje të rëndë 20 Gusht 2026, 08:4608:46Kronike

