Lajme Zone
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Vrasja e turistit portugez – Klodiana Lala zbardh detajet e reja nga ngjarja kriminale te “Principote”: Shkaku i sherrit një vajzë! Ja lidhja e punonjësit të policisë me autorin Sokrat Vata


Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në programin e drekës në News24, ka dhënë detaje shtesë lidhur me vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela Mendes pranë kompleksit “Principote” në Ksamil. Lala nënvizoi se ngjarje të tilla në kulmin e sezonit turistik dëmtojnë rëndë imazhin e vendit, ndaj Policia e Shtetit duhet të rrisë vigjilencën në zonat bregdetare për shkak të fluksit të madh të vizitorëve.

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në programin e drekës në News24, ka dhënë detaje shtesë lidhur me vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela Mendes pranë kompleksit “Principote” në Ksamil. Lala nënvizoi se ngjarje të tilla në kulmin e sezonit turistik dëmtojnë rëndë imazhin e vendit, ndaj Policia e Shtetit duhet të rrisë vigjilencën në zonat bregdetare për shkak të fluksit të madh të vizitorëve. Sipas gazetares, ngjarja ka nisur gjatë një feste të organizuar në hotel “Principote”, ku 20-vjeçari portugez ndodhej i shoqëruar nga disa miq të tij francezë. Përplasja e rëndë dyshohet të ketë nisur pas një debati për një vajzë shqiptare, ku më pas ka ndërhyrë Sokrat Vata. Ky i fundit punonte si orientues (host) për turistët për shkak të njohjes së gjuhëve të huaja gjatë qëndrimit në Britani dhe Francë, ku gjithashtu rezulton me precedentë penalë. Në sherrin masiv është përfshirë edhe efektivi i policisë Moisid Matushaj, i cili po punonte i punësuar në këtë biznes. Pas përleshjes fizike ku mbeti edhe vetë i plagosur, Vata ka dalë në ambientet e jashtme dhe e ka goditur për vdekje me thikë shtetasin portugez. Pas krimit, Sokrat Vata është larguar me ndihmën e kolegut të tij, efektivit Moisid Matushaj. Megjithatë, pasi Vata kërkoi të dërgohej në spital për shkak të plagëve që kishte marrë, Matushaj e ka lënë atë në mes të rrugës dhe ka njoftuar policinë mbi ngjarjen. Në vijim të përpjekjes për t’u larguar, 29-vjeçari u kap në Levan i fshehur në bagazhin e një automjeti ku udhëtonin dy shtetas turq. Personat e huaj kanë pretenduar se e kishin njohje dhe e paguanin si roje sigurie (bodyguard), ndërsa Vata u fut në bagazh pranë Levanit nga frika e postoblloqeve policore. Gazetarja Lala paralajmëroi se nga momenti në moment autoritetet pritet të firmosin fletë-arreste të tjera për persona të tjerë të implikuar në konflikt. Po ashtu, zhvillime të rëndësishme ligjore priten edhe lidhur me pozicionin e pronarit të kompleksit “Principote”, Bekim Bulica. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb