Lajme Zone
Vrasja e turistit te “Principotes”, autori “kyç” gojën para hetuesve; zbardhen dëshmitë e dy turqve që e shoqëruan!
Të tjeraPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Vrasja e turistit te “Principotes”, autori “kyç” gojën para hetuesve; zbardhen dëshmitë e dy turqve që e shoqëruan!

Hetuesit po punojnë për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes së rëndë të ndodhur në ambientet e lokalit “Principotes”, ndërsa në pyetje janë marrë persona që kanë qenë të pranishëm gjatë konfliktit.

Pamje nga vendi i ngjarjes Sipas dëshmive të tyre, dy shtetasit turq ishin klientë të rregullt të lokalit “Principotes” dhe kishin krijuar një marrëdhënie shoqërore me Vatën. Ata kanë deklaruar se e paguanin 29-vjeçarin për shërbime sigurie, si bodigard dhe shoqërues personal. Sokrat Vata, 29-vjeçari i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil, ka zgjedhur të mos japë deklarime para grupit hetimor.

Hetuesit po punojnë për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes së rëndë të ndodhur në ambientet e lokalit “Principotes”, ndërsa në pyetje janë marrë persona që kanë qenë të pranishëm gjatë konfliktit.

Në kuadër të hetimeve janë marrë në pyetje, në prani të përkthyesve, edhe dy shtetas turq që ndodheshin në automjetin me të cilin Vata po largohej.

Sipas deklarimeve të tyre, ata ishin klientë të rregullt të lokalit dhe e paguanin 29-vjeçarin për shërbime si truproje dhe shoqërues personal.

Dy shtetasit turq kanë pretenduar se e morën Vatën në automjet për shkak të marrëdhënies shoqërore që kishin krijuar me të dhe jo me qëllim për ta ndihmuar të largohej pas krimit. “Ishim miq dhe e shoqëruam për shkak të miqësisë”, mësohet të kenë deklaruar ata. Ky version mbetet pjesë e dëshmive që po verifikohen nga organet hetimore.

Si nisi konflikti?

Hetuesit kanë marrë dëshmitë edhe të miqve të turistit portugez, të cilët kanë dhënë versionin e tyre për rrethanat që çuan në përplasjen fizike.

Sipas dëshmive paraprake, konflikti dyshohet se ka nisur pas ngacmimit të një vajze brenda ambienteve të lokalit. Situata më pas është përshkallëzuar dhe në përleshje janë përfshirë disa persona.

Në konflikt kanë ndërhyrë edhe punonjës të sigurisë së lokalit, mes të cilëve edhe Sokrat Vata.

Miqtë e viktimës kanë deklaruar se 20-vjeçari portugez kishte ndërhyrë për të ndarë personat e përfshirë në sherr. Sipas këtij versioni, gjatë kaosit të krijuar ai është goditur me thikë.

Deri në këtë fazë, versionet e personave të marrë në pyetje përbëjnë dëshmi që duhet të verifikohen dhe të ballafaqohen me provat e tjera të administruara nga grupi hetimor.

Heshtja e Sokrat Vatës para hetuesve lë ende pa një version të tij rrethanat e konfliktit dhe momentin e goditjes fatale. Autoritetet pritet të përcaktojnë, përmes dëshmive dhe provave të mbledhura, rolin e secilit prej personave të përfshirë në ngjarje.vrasja ne ksamil bekim bulica Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Autori i vrasjes së portugezit te “Principote”, publikohet fotoja e Sokrat Vatës 18 Gusht 2026, 15:1915:19Kronike Vrasja e turistit në Ksamil, shpallet në kërkim Bekim Bulica i "Principotes" 18 Gusht 2026, 13:1713:17Kronike Policia ndryshon versionin e vrasjes: Viktima nuk është francez, por portugez 18 Gusht 2026, 13:1113:11Kronike Vrasja në Ksamil, arrestohet polici që punonte si bodyguard me Sokrat Vatën 18 Gusht 2026, 12:5312:53Kronike Shkrumbohet autobusi pranë kalasë së Beratit 18 Gusht 2026, 12:2912:29Kronike Në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohet 43-vjeçari në Gjirokastër; pritet ekstradimi drejt Spanjës 18 Gusht 2026, 12:1712:17Kronike