Gjykata la në burg Poli Boriçin, 52-vjeçarin e arrestuar pasi dyshohet se i drejtoi pistoletën në kokë Ermir Kërtezit, por arma iu bllokua. Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg Poli Boriçin, 52-vjeçarin e arrestuar pas ngjarjes së rëndë në një lokal në hyrje të qytetit, ku dyshohet se tentoi të vriste Ermir Kërtezin.
Gjatë dëshmisë së tij, Boriçi ka pretenduar se nuk kishte si qëllim të vriste Kërtezin, por vetëm ta frikësonte atë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:40 të së shtunës, në një kohë kur lokali ishte i mbushur me klientë.
Pamjet e siguruara tregojnë momentet që i paraprinë përplasjes. Kërtezi, i veshur me një bluzë të zezë, shihet teksa del nga ambientet e brendshme të lokalit, kalon në pjesën e jashtme dhe ndalon për disa sekonda.
Lëvizjet e tij ndiqen nga Boriçi, i cili në atë moment ndodhej në lokal në shoqërinë e bashkëshortes. 52-vjeçari çohet nga tavolina, afrohet drejt Kërtezit dhe nxjerr një pistoletë. Sipas pamjeve dhe të dhënave të raportuara, ai ia drejton armën në kokë, por pistoleta nuk shkrep pasi bllokohet. Kërtezi reagon menjëherë, e shtyn Boriçin dhe largohet me shpejtësi, duke i shpëtuar sulmit.
Pas arrestimit, Boriçi u përball me gjykatën, e cila vendosi masën e sigurisë "arrest me burg" ndërsa vijojnë procedurat hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe motiveve të saj.
Kujtojmë se më herët, Poli Boriçi ka dëshmuar para hetuesve se sulmin ndaj Ermir Kërtezit e kishte kryer për t’u hakmarrë për plagosjen e vëllait të tij, ngjarje që sipas tij kishte ndodhur 15 vite më parë.
“E bëra për t’u hakmarrë për vëllain tim, të cilin e ka plagosur 15 vite më parë”, mësohet të ketë deklaruar 52-vjeçari. Sipas tij, i vëllai kishte mbetur me pasoja të rënda shëndetësore, deri në paralizim.
Gjitashtu, një version tjetër ka dhënë Kërtezi, i cili ka deklaruar më herët se konflikti i vjetër ishte mbyllur dhe se marrëdhëniet mes dy familjeve ishin normalizuar prej vitesh.
Për shkak të këtyre dëshmive kontradiktore, grupi hetimor po verifikon si ngjarjen e 15 viteve më parë, ashtu edhe mundësinë që mes dy palëve të ketë pasur një konflikt tjetër më të fundit, që mund të ketë shërbyer si motiv për sulmin.gjykata elbasan arrest me burg deshmi Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Ekstradimi i grupit të vëzhgimit për vrasjen e Ardian Nikulajt, Gjykata Supreme pranon apelimin e Shqipërisë 18 Gusht 2026, 15:3515:35Kronike Vrasja e turistit te “Principotes”, autori “kyç” gojën para hetuesve; zbardhen dëshmitë e dy turqve që e shoqëruan! 18 Gusht 2026, 15:2115:21Kronike Autori i vrasjes së portugezit te “Principote”, publikohet fotoja e Sokrat Vatës 18 Gusht 2026, 15:1915:19Kronike Vrasja e turistit në Ksamil, shpallet në kërkim Bekim Bulica i "Principotes" 18 Gusht 2026, 13:1713:17Kronike Policia ndryshon versionin e vrasjes: Viktima nuk është francez, por portugez 18 Gusht 2026, 13:1113:11Kronike Vrasja në Ksamil, arrestohet polici që punonte si bodyguard me Sokrat Vatën 18 Gusht 2026, 12:5312:53Kronike

