38 persona janë shoqëruar nga Policia e Sarandës për t’u marrë në pyetje lidhur me vrasjen e 20-vjeçarit francez Miguel Mendez, në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lokalin “Principote” në Ksamil. Burime bëjnë me dije se pritet arrestimi edhe i personave të tjerë, përveç 29-vjeçarit Sokrat Vata, i dyshuar si autor i vrasjes Gjithashtu, pritet ndalimi i dy shtetasve turq që dyshohet se e kanë ndihmuar Vatën të largohej nga vendi i ngjarjes, si dhe i personave të tjerë që mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Ndërkohë, është ndaluar Moisid Matushaj, 24 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë Ndihmës Specialist i Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit Gjirokastër.
Ai dyshohet se ka ndihmuar 29-vjeçarin Sokrat Vata të largohej pas vrasjes së 20-vjeçarit francez. Nga hetimet e policisë rezulton se Matushaj punonte si bodyguard i kompanisë “Elite Security”, së bashku me Sokrat Vatën, në lokalin “Principote”.
Dyshohet se ai e ka ndihmuar Vatën të largohej nga vendi i ngjarjes.
Policia po heton gjithashtu rolin e një çifti turk që drejtonte automjetin ku dyshohet se ishte fshehur autori i vrasjes. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

