Lajme Zone
Vrasja e turistit në Ksamil! Principotes i ndërtuar pa leje dhe në tokë të vjedhur
PolitikëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Vrasja e turistit në Ksamil! Principotes i ndërtuar pa leje dhe në tokë të vjedhur

Pas vrasjes së turistit portugez 20-vjeçar Luis Miguel Varela Mendez në Ksamil, ku ai u gjet i pajetë në shezlonët e plazhit të “Principotes”, kanë dalë në dritë denoncime të reja lidhur me aktivitetin e këtij resorti luksoz. Në kërkim për lidhjen me ngjarjen është shpallur 36-vjeçari Bekim Bulica, i cili sipas hetimeve ndodhej në ambientet e lokalit në momentin e konfliktit dhe më pas është larguar pa njoftuar autoritetet. Sipas të dhënave të bëra publike, Bulica ka një të kaluar të raportuar kriminale, ku përfshihen akuza dhe hetime për trafik droge në Paris, tentativë vrasjeje, kanosje, armëmbajtje pa leje, dhunë ndaj punonjësve të Policisë dhe pastrim parash. Dokumentet e shqyrtuara tregojnë se shoqëria “Principotes” është në emër të nënës së tij, 70-vjeçares Kade Bulica, ndërsa aktiviteti është themeluar në janar 2022 me një kapital fillestar prej vetëm 100 lekësh.

Por për “Principotes” janë ngritur edhe pretendime lidhur me pronësinë e truallit dhe ndërtimet. Sipas dokumenteve të cituara në denoncime, prona prej 8800 metrash katrorë rezulton e kthyer me Vendimin nr. 321 të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në favor të Selfo Çoçolit dhe trashëgimtarëve të tij. Pronësia është bërë objekt konflikti, pasi pretendohet se një pjesë e konsiderueshme e sipërfaqes është zaptuar nga subjekti “PRINCIPOTES” sh.p.k., i cili ushtron aktivitet në fushën e bar-kafe, restorant, hotel, mirëmbajtje plazhi, club dhe parking. Në dokumentet e cituara thuhet se në terren është konstatuar një ndërtim mbi sipërfaqen e pretenduar si pronë private, ndërsa pronarët ligjorë i janë drejtuar Prokurorisë së Sarandës duke kërkuar mbrojtjen e të drejtës së tyre të pronësisë.

Pavarësisht konfliktit të pretenduar mbi pronën, pronarët kanë vijuar ndjekjen e çështjes edhe në rrugë gjyqësore, ndërsa sipas denoncimeve të bëra publike deri tani nuk është marrë masë që të ndalojë aktivitetin e resortit dhe “Principotes” ka vijuar funksionimin. Të gjitha pretendimet për veprimtari kriminale, pronësinë e tokës dhe ligjshmërinë e ndërtimeve mbeten për t’u verifikuar nga organet kompetente dhe nuk përbëjnë fajësi të provuar për personat apo subjektet e përmendura. Ndërkohë, hetimet për vrasjen e Luis Miguel Varela Mendez vijojnë, ndërsa Bekim Bulica mbetet i shpallur në kërkim nga Policia.