Foto ilustruese Dubai në alarm, regjistrohen spërthime të fuqishme... Shpërthime janë dëgjuar pasditen e sotme në Dubai, në një kohë kur Emiratet e Bashkuara Arabe dhanë alarmin për një kërcënim të mundshëm me raketa.
Ministria e Mbrojtjes konfirmoi se sistemet e saj kishin identifikuar një kërcënim me raketa “të drejtuar drejt vendit”. Pas këtij konstatimi, autoritetet aktivizuan mbrojtjen ajrore të Emirateve.
Paralelisht me shpërthimet e raportuara në Dubai, Ministria e Brendshme dërgoi një alarm në telefonat celularë të banorëve, duke u kërkuar të strehoheshin menjëherë.
“Për shkak të situatës aktuale dhe kërcënimeve të mundshme me raketa, kërkoni menjëherë një vend të sigurt në ndërtesën më të afërt”, thuhej në paralajmërimin e Ministrisë së Brendshme, sipas Euronews.
Autoriteti Kombëtar për Menaxhimin e Emergjencave, Krizave dhe Fatkeqësive u bëri gjithashtu thirrje banorëve që të qëndrojnë në vende të sigurta dhe të ndjekin njoftimet dhe paralajmërimet që publikojnë kanalet zyrtare.
Autoritetet e hoqën alarmin pak kohë më vonë. Deri në informacionet e publikuara pasditen e sotme, nuk kishte të dhëna për viktima apo dëme materiale. Autoritetet nuk kishin bërë publik as origjinën e raketave të identifikuara nga sistemet e mbrojtjes.
Alarmi i së martës ishte i pari prej disa muajsh që lidhej me raketa të cilat Ministria e Mbrojtjes deklaroi se ishin drejtuar ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe.
Në qershor autoritetet kishin lëshuar një alarm që më pas rezultoi i rremë. Në korrik u dha një tjetër paralajmërim për një sulm, por kërcënimi nuk hyri në territorin e Emirateve. Para këtyre dy rasteve, paralajmërimi i fundit për raketa ishte dhënë në fillim të majit.
Këtë herë, shpërthimet e regjistruara në Dubai përkuan me aktivizimin e mbrojtjes ajrore dhe me konfirmimin zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes për raketa të drejtuara ndaj vendit. /Pamfletidubai shpërthime të fuqishme Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Tërmeti shkatërrues në Kolumbi/ 289 viktima, mbi 4 mijë të plagosur dhe 9.57 mld dollarë dëme 18 Gusht 2026, 18:0118:01Rajoni dhe Bota Administrata Trump thyen rekordin, 57 zyrtarë me pasuri mbi 100 milionë dollarë! 18 Gusht 2026, 17:2117:21Rajoni dhe Bota “Do t’ia korrigjojmë iluzionet”, Irani i përgjigjet Trump pas postimit për Hormuzin 18 Gusht 2026, 17:2317:23Rajoni dhe Bota Dhjetë mënyrat kryesore se si Trump e ka dobësuar Amerikën 18 Gusht 2026, 16:2016:20Rajoni dhe Bota Trump mbyll derën e negociatave me Iranin: Bllokada detare mbetet në fuqi! 18 Gusht 2026, 16:1116:11Rajoni dhe Bota Kushner dhe Blair, dy fytyrat e dëshpërimit diplomatik të Trumpit 18 Gusht 2026, 15:0015:00Rajoni dhe Bota

