Edi Rama / Perandoria e 20 agjencive: Brukseli kërkon çmontimin e piramidës së Edi Ramës... BE-ja nuk bindet nga zhvendosjet formale nëpër ministri dhe kërkon ndarje reale të pushtetit, borde të pavarura dhe kontroll publik mbi fondet, territorin dhe korporatat shtetërore. Zyrtarët e Bashkimit Europian kanë hartuar një raport kritik, drejtuar udhëheqësve politikë, mbi mënyrën se si funksionon pushteti ekzekutiv në Shqipëri.
Sipas raportit, ekspertët kanë shprehur shqetësim për rrjetin piramidal që Edi Rama ka ngritur në pothuajse të gjithë sektorët e qeverisjes.
Dokumenti thekson se kryeministri ka nën varësinë e drejtpërdrejtë rreth 20 agjenci shtetërore, të cilat administrojnë një pjesë të konsiderueshme të buxhetit dhe punësojnë një numër të madh nëpunësish.
Nga AKSHI te Kadastra, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, strukturat e turizmit, informacioni shtetëror dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, institucionet kryesore janë kthyer në leva të zyrës së kryeministrit. Sipas vlerësimit të BE-së, kjo skemë ka krijuar një çekuilibër të rëndë brenda pushtetit ekzekutiv.
Pasi u njoh me shqetësimet e Brukselit, Edi Rama vendosi ta lehtësonte formalisht pushtetin e tij, duke shpërndarë disa prej agjencive në ministri të ndryshme.
Në muajin maj, qeveria dërgoi në Kuvend tri projektligje që parashikonin kalimin e disa agjencive shtetërore në varësinë e ministrive. Megjithatë, kjo lëvizje nuk i ka bindur zyrtarët europianë.
Sipas raportit, nuk mjafton një shpërndarje formale, vetëm në letër. Agjencitë duhet të kenë përgjegjësi të përcaktuara, llogaridhënie institucionale dhe drejtim realisht të shkëputur nga pushteti piramidal i kryeministrit.
Brukseli ngre gjithashtu shqetësime për korporatat shtetërore ekonomike, të cilat janë ngritur sipas të njëjtit model përqendrimi.
Shoqëria shtetërore e industrisë ushtarake KAYO, e cila pritet të administrojë shuma të mëdha nga buxheti, kontrollohet përmes një skeme vertikale që përfn te zyra e kryeministrit.
Raporti sugjeron që ndërmarrje të tilla të vendosen nën një kontroll publik më të fortë, përmes bordeve ku qeveria nuk zotëron automatikisht shumicën dhe përmes mekanizmave të pavarur mbikëqyrës.
Ekspertët europianë kanë propozuar që institucione të pavarura shtetërore, përfshirë Kuvendin dhe Kontrollin e Lartë të Shtetit, të marrin rol të drejtpërdrejtë në kontrollin e këtyre ndërmarrjeve publike.
Një vit më parë, Edi Rama e shtriu kontrollin piramidal edhe mbi disa shërbime publike që tradicionalisht u përkisnin bashkive.
Kryeministri kërkoi të vendoste nën kontrollin qendror ujësjellësit, përmes krijimit të një strukture kombëtare. Të njëjtën skemë ndoqi edhe për menaxhimin e mbetjeve, duke propozuar një agjenci në nivel qendror.
Paralelisht, qeveria përqendroi në Këshillin Kombëtar të Territorit dhe Ujit vendimmarrjen për disa leje ndërtimi që më parë përfshiheshin në kompetencat e pushtetit vendor.
Një pjesë e këtyre vendimeve nuk u formalizua plotësisht për shkak të kundërshtimeve të menjëhershme nga Komisioni Europian.
Sipas zyrtarëve të Brukselit, një përqendrim i tillë cenon parimet e autonomisë vendore dhe ngre probleme për përputhshmërinë me Kushtetutën, ligjin organik për pushtetin vendor dhe rregullat që përcaktojnë funksionimin e Këshillit të Ministrave.
Problemi nuk kufizohet te numri i agjencive që Edi Rama mban nën varësi. Shqipëria ka ndërtuar një sistem ku fondet, informacioni, pronat, territori, teknologjia, investimet dhe ndërmarrjet shtetërore përfjnë në të njëjtën pikë vendimmarrjeje.
Shpërndarja e disa tabelave institucionale nëpër ministri nuk e ndryshon këtë sistem. Nëse emërimet, buxhetet dhe vendimet vazhdojnë të kontrollohen nga e njëjta zyrë, decentralizimi mbetet vetëm një operacion në letër.
Brukseli nuk po kërkon që Edi Rama të ndryshojë emrat në organigramën e qeverisë. Po kërkon ndarjen reale të pushtetit, kontroll të pavarur dhe përgjegjësi institucionale.
Pikërisht këtu qëndron problemi i kryeministrit. Ai mund t’i shpërndajë agjencitë nëpër ministri, por nuk pranon të shpërndajë pushtetin./Pamfletibrukseli lemeriset monarkia kryeministrore edi rama Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Jorida Tabaku nxjerr shifat: Rritje vetëm në letër, si po gënjen qeveria për eksportet nga Shqipëria 19 Gusht 2026, 11:0411:04Politike Agron Shehaj zbulon SMS-në: Një zyrtar i PS kërcënoi deputetin Kapri 19 Gusht 2026, 08:3908:39Politike “Mos flisni më se do ta shikoni!"/ Kapri: Bashkëshorti i ish-drejtoreshës së Postës së Durrësit më kërcënoi 18 Gusht 2026, 22:0722:07Politike Vrasja e turistit portugez në Ksamil, Berisha: Akt makabër, dënim maksimal për autorin! 18 Gusht 2026, 18:1418:14Politike Reforma Territoriale, kryebashkiaku i Maliqit: Jam skeptik për shkrirjen, nuk më kanë qartësuar për statusin 18 Gusht 2026, 14:3314:33Politike Vrasja e turistit portugez në Ksamil, PD: "Verë e zezë" për Shqipërinë, ka dështuar siguria publike 18 Gusht 2026, 13:5813:58Politike

